☀️
Tiranë 5°C · Kthjellët 30 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 103.00 ▲3.37%
ARI 4,470 ▼1.21%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $65,889 ▼ -0.8% ETH $1,985 ▼ -0.57% XRP $1.3267 ▼ -0.47% SOL $81.3200 ▼ -0.94%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 103.00 ▲3.37 % ARI 4,470 ▼1.21 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 103.00 ▲3.37 % ARI 4,470 ▼1.21 %
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
30 Mar 2026
Breaking
Zgjedhjet lokale 2015

Gara për Tiranën, Veliaj merr mbështetjen e ish-të përndjekurve

Pas drejtuesve të klubit të futbollit “Tirana”, edhe grupimi i ish-të përndjekurve politikë ka shprehur mbështetjen e tij për kandidatin e koalicionit të majtë për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj.

“Për ata që kanë shumë merak pse ka edhe ish-të përndjekur që e urojnë zotin Veliaj të bëhet kryetar bashkie, unë u them vetëm kaq: e marr unë përgjegjësinë, jo vetëm timen por edhe tuajën, se kemi 25 vjet mes dy të majtave dhe unë pëlqej gjërat reale. Më mirë me të majtën që s’i vjen turp të thotë e majtë, sesa me repartin më të qelbur të Partisë së Punës që hedh valle mbi varrezat e së djathtës”, deklaroi ish-i përndjekuri Daut Gumeni.

Duke vlerësuar punën e bërë nga Veliaj në postin e ministrit të Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, ish-të përndjekurit e falenderuan kandidatin e majtë.

“Tani njerëzit flasin se si morën këstin e pestë, nuk flasin pse nuk morën asgjë. Të falenderoj edhe për transparencën për ligjin e dosjeve, një kalvar i gjatë 25-vjeçar, ku ish-persekutorët, ish-komunistët, mëkatarët, na drejtonin, na merrnin votën dhe më pas na degjeneronin, siç kanë bërë deri më sot. Ne të mbeshtesim. Do t’ju bëjmë thirrje të gjithë të përndjekurve që të votojnë Erion Veliajn si një risi në Tiranë”, u shpreh ish-i përndjekuri.

Në këtë takim, Veliaj, duke falenderuar këtë grup të rëndësishëm të shoqërisë shqiptare për mbështetjen e tyre, u shpreh se ka ardhur koha që Tirana të ketë një memorial të denjë në nderim të ish-të përndjekurve.

“Do të propozoja të kishim një përfaqësi të shoqatës, e cila bashkë me bashkinë, si pjesë e një komiteti që vlerëson idetë që vijnë nga artistët, arkitektët apo urbanistët, të gjejë një hapësirë, ku edhe të kemi një memorial për ish-të përndjekurit, si një simbolikë e fortë dhe e fuqishme”, deklaroi Veliaj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.