Garë e ngushtë mes Clintonit dhe Trumpit, sipas sondazhit më të fundit
Kandidatët për presidencialet amerikane, Donald Trump dhe Hillary Clinton, janë shumë pranë sipas sondazhit më të fundit të publikuar sot.
Clinton dhe Trump kanë të njëjtin përqindje (42%) mes votuesve potencialë të 8 nëntorit, sipas këtij sondazhi të realizuar nga “CBS News” dhe “New York Times”.
Mes votuesve të regjistruar, kandidatja demokrate e kalon atë republikan vetëm me dy për qind (41% me 39 %), transmeton REL.
Madje entuziazmi i përkrahësve të Clinton duket se ka rënë ndërsa ai i republikanëve mbetet konstant, thekson ky studim.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.