roze

Gareth Bale heq dorë nga Lamborghini

Gareth Bale ka hequr dorë nga makinat Lamborghini. Sipas “Daily Welsh”, ylli i Realit të Madridit ka vendosur që mos të drejtojë më makinat e markës italiane sepse sipas tij i shkaktojnë dëmtime në muskujt e këmbëve.

Që nga muaji korrik, Bale është pjesë e një autoklubi ekskluziv (Auto Vivendi Super Club Car), që të lejon të drejtosh makina të veçanta sa herë të vizitosh Mbretërinë e Bashkuar dhe që të jesh pjesë e këtij klubi duhet të paguash një taksë antarësimi prej 42.000 eurosh në vit.

Gareth Bale ka publikuar së fundmi një foto ku është parkuar pranë avionit të tij privat dhe makina Lamborghini Aventador Roadster.

Gjithsesi, pas këtij lajmi, zëdhënësi i autoklubit “Vivendi Super Auto Club Car” nuk ka bërë shumë komente, por thjesht është shprehur: “Nuk mendojmë se një anëtar i yni të bëjë një deklaratë të tillë.”

Një vendim të ngjashëm ka marrë disa vite më parë edhe bashkëkombasi i tij Ryan Giggs, i cili hoqi dorë nga makina të tilla të veçanta me arsyetimin se shtojnë mundësinë e dëmtimeve muskulare.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button