☀️
Tiranë 34°C · Kthjellët 29 July 2026
S&P 500 7,357 ▼0.97%
DOW 51,873 ▼1.66%
NASDAQ 24,587 ▼1.17%
NAFTA 84.34 ▲6.41%
ARI 4,074 ▼0.59%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 93.6808 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4207 EUR/TRY 53.9310 EUR/JPY 186.47 EUR/CAD 1.6051 EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 93.6808 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4207 EUR/TRY 53.9310 EUR/JPY 186.47 EUR/CAD 1.6051
₿ CRYPTO
BTC $63,928 ▲ +0.16% ETH $1,894 ▼ -1.25% XRP $1.0690 ▲ +0.54% SOL $73.1200 ▼ -1.42%
S&P 500 7,357 ▼0.97 % DOW 51,873 ▼1.66 % NASDAQ 24,587 ▼1.17 % NAFTA 84.34 ▲6.41 % ARI 4,074 ▼0.59 % S&P 500 7,357 ▼0.97 % DOW 51,873 ▼1.66 % NASDAQ 24,587 ▼1.17 % NAFTA 84.34 ▲6.41 % ARI 4,074 ▼0.59 %
EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 93.6808 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4207 EUR/TRY 53.9310 EUR/JPY 186.47 EUR/CAD 1.6051 EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 93.6808 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4207 EUR/TRY 53.9310 EUR/JPY 186.47 EUR/CAD 1.6051
29 Jul 2026
Breaking
Maqedonia

Gashi heq nga rendi i ditës ligjin për “Shkupi 2028”, opozita akuzon për shkelje të rregullores

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, sot e hoqi nga rendi i ditës i seancës së 119-të propozim-ligjin për zbatimin e projektit “Shkupi – Kryeqyteti Evropian i Kulturës 2028”, i cili duhej të votohej me procedurë të shkurtuar.

Propozim-ligji në fjalë është dorëzuar nga një grup deputetësh të OBRM-PDUKM-së dhe me të parashihej që Qyteti i Shkupit të themelonte një fondacion të veçantë, i cili gjatë realizimit të prokurimeve të tij për projektin Shkupi 2028 nuk do të ishte i detyruar ta zbatonte Ligjin për Prokurimin Publik. Propozuesit argumentojnë se për zbatimin e një projekti të tillë nevojitet një model i veçantë i menaxhimit, i cili do të sigurojë autonomi profesionale dhe programore.

Megjithatë kjo hasi në reagime të shumta të opozitës dhe organizatave joqeveritare, pas çka Gashi, pas një koordinimi të jashtëzakonshëm me përfaqësuesit e grupeve parlamentare, e hoqi propozim ligjin nga rendi i ditës. Por, kjo nuk u prit mirë nga deputetët e opozitës.

Sipas deputetit Talat Xhaferi, me këtë po shkelet Rregullorja e Kuvendit, pasi sipas tij kryetari i Kuvendit nuk ka të drejtë ta ndryshojë rendin e ditës me të cilin e ka thirrur seancën. Ai tha se kjo e drejtë i takon vetëm propozuesit të pikës së rendit të ditës.Gashi tha se Rregullorja e Kuvendit i lejon të thërrasë seanca urgjente edhe brenda një afati më të shkurtër dhe akuzoi se seanca po bllokohet përmes procedurave parlamentare.

Edhe para koordinimit, partitë opozitare BDI, Lidhja Shqiptare dhe Aleanca për Shqiptarët reaguan se Gashi nuk po e respekton Rregulloren, se materialet nuk janë dorëzuar për shqyrtim të paktën dhjetë ditë më parë, si dhe se nuk po respektohet përdorimi i gjuhës shqipe.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.