🌫️
Tiranë 11°C · Mjegull 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 96.61 ▲0.16%
ARI 3,962 ▼0.2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $77,090 ▼ -1.66% ETH $2,257 ▼ -1.47% XRP $1.2508 ▼ -0.3% SOL $92.3500 ▼ -2.7%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 96.61 ▲0.16 % ARI 3,962 ▼0.2 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 96.61 ▲0.16 % ARI 3,962 ▼0.2 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
roze

Gati 1 mijë dollarë për një kuti bosh, Beyoncé kritikohet ashpër nga fansat

Beyoncé ka shkaktuar reagime të shumta te fansat e saj pas lançimit të fundit, një produkt që kushton gati 1 mijë dollarë, por që nuk përmban asnjë album apo disk brenda.

Më 4 shtator, këngëtarja amerikane festoi 45-vjetorin dhe, në kuadër të 20-vjetorit të albumit të saj të vitit 2006, “B’Day”, lançoi një “Bey Keeper Collector’s Box”, në një seri të kufizuar prej vetëm 500 copësh.

Çmimi i kutisë prej druri është 948.01 dollarë, një shifër e zgjedhur për t’iu referuar datës së lindjes së këngëtares, më 4 shtator 1981.

Megjithatë, fansat e saj, të njohur si “Beyhive”, nuk e pritën aspak mirë produktin.

Shumë prej tyre komentuan në faqen e Instagramit të Parkwood Entertainment, duke shprehur zemërimin për faktin se kutia shitet për qindra dollarë, por vjen bosh.

“Është një shfaqje e neveritshme lakmie”, shkroi një fanse, duke iu referuar gjithashtu pasurisë së Beyoncé-s, e cila raportohet të jetë rreth 1 miliard dollarë.

Një tjetër komentoi: “1 mijë dollarë dhe është vetëm një kuti bosh. Beyoncé, e ke humbur fare mendjen!”

Ndërsa një tjetër shkroi me ironi: “Për atë çmim, pres që të dalësh nga kutia dhe të performosh.”

Reagimet duket se janë nxitur edhe nga mënyra se si është përshkruar produkti. Kutia prezantohet si një objekt koleksionistësh, i krijuar për të ruajtur dhe ekspozuar koleksionin e disqeve vinyl të Beyoncé-s. Megjithatë, në të nuk përfshihet albumi “B’Day” apo ndonjë prej albumeve të tjera të këngëtares.

Fansat kanë kritikuar gjithashtu përdorimin e drurit të pishës, të cilin e konsiderojnë një material tepër të lirë për një produkt me këtë çmim.

Ndërsa çmimi 948.01 dollarë është vendosur për të pasqyruar datëlindjen e Beyoncé-s, disa fansa argumentuan se edhe një çmim prej 94.81 dollarësh do të kishte ruajtur të njëjtën referencë.

Pavarësisht kritikave për kutinë koleksionuese, Beyoncé publikoi gjithashtu një version të ri të albumit “B’Day” për 20-vjetorin e tij. Rilançimi përmban 31 këngë, përfshirë disa materiale të papublikuara më parë si “Lost Yo Mind”, “Creole”, “Back Up”, “My First Time” dhe “Can I Watch You” me Pharrell Williams.

Kur “B’Day” u publikua për herë të parë, albumi rezultoi një sukses i madh, duke shitur rreth 8 milionë kopje në mbarë botën dhe duke sjellë hite si “Irreplaceable”, “Ring The Alarm”, “Deja Vu” dhe “Green Light”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.