🌡️
Tiranë — 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,625 ▲0.59%
DOW 52,268 ▲0.96%
NASDAQ 25,632 ▲0.77%
NAFTA 97.30 ▼6.55%
ARI 3,975 ▲1.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $77,888 ▼ -0.21% ETH $2,290 ▲ +0.78% XRP $1.2521 ▼ -0.03% SOL $94.3900 ▼ -0.65%
S&P 500 7,625 ▲0.59 % DOW 52,268 ▲0.96 % NASDAQ 25,632 ▲0.77 % NAFTA 97.30 ▼6.55 % ARI 3,975 ▲1.94 % S&P 500 7,625 ▲0.59 % DOW 52,268 ▲0.96 % NASDAQ 25,632 ▲0.77 % NAFTA 97.30 ▼6.55 % ARI 3,975 ▲1.94 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Politika

Gazetari dhe imami non grata, Berisha dënon vendimin e qeverisë: Rama zbaton urdhrin e Vuçiç

Sali Berisha dënoi shpalljen non grata nga Tirana zyrtare të dy shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut. Për njërin prej tyre, Valon Bela, thotë se është gazetar dhe ish-luftëtar i UÇK-së. Shton se ai ka shprehur hapur qëndrimet kundër Kryeministrit Rama.

“Ka denoncuar Edi Ramën si argat të Vuçiçit[…] Dhe Edi Rama e bllokon. I bllokon hyrjen, e shpall non grata njëlloj si Aleksandër Vuçiç e ka shpallur për Serbinë. Edi Rama zbaton në këtë mënyrë një urdhër të turpshëm të padronit të tij”.

Kryedemokrati dënoi gjithashtu shpalljen non grata të imamit Bekir Halimi, ndonëse u distancua publikisht nga qëndrimet e tij.

“Dënoj gjithashtu edhe ndalimin e imamit[…] Nuk pajtohem me fjalën e tij që gratë duan dajak. Jo. Po kjo nuk mund të ndëshkojë atë që të mos hyjë në Shqipëri. Mendësia e tij nuk mund të jetë kurrë shkak për të ndaluar hyrjen në një vend ku vrasjet e grave janë më të shumta se në të gjithë Evropën, të marra së bashku”.

Motivacionet zyrtare dhe informacionin e përcjellë nga shërbimet e inteligjencës, Berisha e konsideron të stisur, me regjinë e drejtueses së SHISH.

“Vlora Vuçiç, është Vlora Hyseni, e cila qendis, shpif, manipulon dhe trillon çdo gjë që i thonë padronët e tyre, ajo është një agjente e përbashkët e Vuçiçit dhe e Ramës”.

Berisha dënoi dhe heshtjen e shoqatave të gazetarëve në Shqipëri, që sipas tij i implikon, lidhur me ndalimin e hyrjes në vend të një kolegu, për shkak se shkruan kundër Kryeministrit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.