☁️
Tiranë 14°C · Vranët 30 March 2026
S&P 500 6,394 ▲0.4%
DOW 45,502 ▲0.74%
NASDAQ 20,978 ▲0.14%
NAFTA 101.58 ▲1.95%
ARI 4,564 ▲0.88%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $67,782 ▲ +1.78% ETH $2,071 ▲ +3.85% XRP $1.3476 ▲ +1.61% SOL $84.3600 ▲ +2.95%
S&P 500 6,394 ▲0.4 % DOW 45,502 ▲0.74 % NASDAQ 20,978 ▲0.14 % NAFTA 101.58 ▲1.95 % ARI 4,564 ▲0.88 % S&P 500 6,394 ▲0.4 % DOW 45,502 ▲0.74 % NASDAQ 20,978 ▲0.14 % NAFTA 101.58 ▲1.95 % ARI 4,564 ▲0.88 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
30 Mar 2026
Breaking
Kosova

Gazetarja e RTK’së: Ku e mori vesh Dardan Molliqaj që kanë pushuar hetimet për bombën në shtëpinë time

Ramize Murtezi-Shala, gazetarja e RTK’së dhe bashkëshortja e drejtorit të televizionit publik Mentor Shala, është treguar e shqetësuar ndaj një deklaratë të deputetit të VV’së, Dardan Molliqaj i cili kishte thënë se hetimet për sulmin në bombë në shtëpinë e Shalës janë pushuar.

Gazetarja Murtezi-Shala, në një reagim të saj, pyet se si ka mundësi që ajo dhe familja e saj nuk janë informuar për hetimet, derisa një person zyrtarë i një partie ka dijeni për to, ose shpif.

Ndryshe, reagimin bashkëshortja e drejtorit të RTK’së e ka bërë në ditën kur u bënë një vit nga sulmi me bombë në shtëpinë e Mentor Shalës.

Ky është reagimi i saj i plotë: 

Vjet në këtë ditë gjuajtën bombë në shtëpinë time, aty ku ishin edhe 3 fëmijët e mi. Aty ku, në anën tjetër të shtëpisë ishte një grua shtatzënë dhe dy fëmijë të vegjël të saj. Edhe sot, pas një viti, asnjë informatë nga gjyqësia jonë se çka ka ndodh me rastin tonë. Përveç në natën kur edhe eksplodoi bomba e u pyet bashkëshorti im, asnjë anëtarë tjetër i familjes që atë natë ishin në shtëpi nuk u pyet. Kjo nuk ju duket e rëndësishme, madje as nuk i quajnë argumente njerëzit që janë betuar se do të ndajnë drejtësi.

Në media është thënë nga Dardan M… që hetimet për rastin në shtëpinë time kanë pushuar. Nje pyetje për gjyqësorin e Kosovës:

Të nderuar, nëse kanë pushuar hetimet, si është e mundur ta dijë një zyrtarë i VV-së e ne si familje e dëmtuar nuk e dijmë?

Nëse nuk kanë pushuar, a ka nisur ndonjë proces gjyqësot kundër Dardan M…. për deklarata të rreme ose shpifje??

Tash s’po di ma çka me than a e ka kap VV drejtesinë apo drejtësia VV-në?

E rëndësishme që po dëshmohet çdo ditë që janë të KAPUR.

Hajr ishalla

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.