Genocidet e ditëve të sotme (Foto)
Ndërkohë që bota është në debat për njohjen apo mosnjohjen e gjenocidit armen, rreth 100 vjet më parë, në pjesë të tjera të saj ka 9 komunitete etnike dhe fetare që po përballem me gjenocid ditët e sotme. Po cilët janë këto grupe?
Jazidët në Irak
Minoriteti jazidi është persekutuar prej dekada në këtë vend, por tani që ISIS-i ka shtrirë kontrollin e tij në një pjesë të mirë të vendit, jazidët po vriten sistematikisht. Një pjesë e tyre janë larguar nga vendbanimet dhe kanë vdekur urie. Ndërsa ata që i kanë shpëtuar ekzekutimeve janë ktyer në skllevër seksi.
Myslimanët josuni
ISIS-i ka shtrirë kontrollin e tij në Irak dhe Siri dhe po vazhdon të masakrojë çdo ditë njerëz në bazë të kombësisë dhe fesë. Në përpjekje për të vënë në jetë ideologjinë salafiste që bazohet në ligjet e sheriatit, ISIS-i po masakron edhe myslimanët që janë jo suni, të krishterët dhe paganët.
Rohingijët e Birmanisë
Rohingijët janë një grup etnik myslimanë, që pretendojnë se janë indigjenë të Birmanisë (Majnmarit). Mirëpo ky grup etnik por zhduket sistematikisht nga shumica budiste që qeveris në Birmani. Atyre u është mohuar shtetësia birmaneze.
Kaçinët në Birmani
Kaçinët janë një grup tjetër etnik në Birmani që i përket besimit të krishterë. Këta janë në luftë me qeverinë budiste birmaneze dhe kanë formuar edhe ushtrinë e tyre çlirimtare. Shteti birmanez ka kryr shumë masakra ndaj kësaj popullsie.
Jo myslimanët në territoret e “Boko Haram”
“Boko Haram” është sivëlla i ISIS-it. Ai po masakron mijëra të krishterë dhe josmyslimanë në Nigeri. Minoritetet në zonat e pushtuara nga ky grup terrorist po u nënshtrohen shfarosjeve në masë.
Myslimanë dhe të krishterë në Afrikën Qendrore
Afrika Qendrore është në luftë civile. E ndarë nga pikëpamja fetare, Afrika Qendrore po shndërrohet në një varr masiv. Nga njëra anë janë të krishterët që po shfarosin sistematikisht myslimanët dhe nga ana tjetër, janë këta që po i shfarosin sistematikisht të krishterët.
Dinkët dhe nojerët në Sudanit Jugor
Një mosmarrëveshje mes Presidentit Salba Kiir dhe zëvendësit të tij, Riek Maçar bëri që Sudani Jugor të shkonte në luftë civile në dhjetor të vitit 2013. Që nga ajo kohë, grupi etnik që ka qeverinë, dinkët, po vrasin sistematikisht nojerët. Edhe këta të fundit po shfarosin dinkët në provincat ku kanë shumicë.