Maqedonia

Georgieva: Evropa nuk heq dorë nga Maqedonia

Evropa nuk ka hequr dorë nga Maqedonia. E ndjekim shumë me kujdes atë që ndodh në Maqedoni dhe dijmë se mënyra më e sigurtë që të tejkalohen ato probleme me të cilat tani luftojnë, është në familjen  e përbashkët evropiane, deklaroi zëdhënësja e Komisionit evropian, Kristalina Georgieva.

Georgieva, në deklaratë për gazetën bullgare Standart, potencon se ajo që nuk planifikohet pranim të anëtareve të reja në BE në pesë vitet e ardhshme, nuk do të thotë se BE-ja nuk i përgatit vendet për anëtarësim.

“Përkundrazi.  Edhe krahas asaj që buxheti i Evropës tani është shumë më i vogël se sa që ishte në shtatë vitet paraprake, paratë të cilat i ndajmë për vendet-kandidate janë rritur dhe kujdes të veçantë i përkushtojmë institucioneve, pa të cilat ato nuk do të përfshihen në familjen evropiane”, deklaroi Georgieva.

Ajo bind se BE-ja e ndjek shumë me vëmendje gjendjen në Maqedoni.

“Kuptohet se jemi të  brengosur,  ne e dimë se në rajonin tuaj të Ballkanit kur të derdhet gjak ajo është rrezik. Bëjmë thirrje në mendje të shëndoshë. E pamë se si ishin ndërmarë masa duke i përfshirë edhe dorëheqjet në Qeverinë e Maqedonisë . Komisari Han, i cili është përgjegjës për fqinjët tanë  është në kontakt të përditshëm edhe me Qeverinë edhe me opozitën. Ne nxisim të ulen në tryezë dhe të negociohet. Vetë Maqedonia duhet të vlerësojë se cila është rruga më e mirë për zgjidhje të këtyre problemeve të brendshme. Askush nuk ka interes që ato të mos zgjidhen”, thotë Kristalina Georgieva.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button