Tiranë 26°C · Pjesërisht vranët 12 June 2026
S&P 500 7,394 ▲1.75%
DOW 50,849 ▲1.86%
NASDAQ 25,810 ▲2.54%
NAFTA 84.68 ▼3.45%
ARI 4,227 ▲2.75%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1551 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 95.1432 EUR/MKD 61.6483 EUR/RSD 117.3648 EUR/TRY 53.4016 EUR/JPY 185.18 EUR/CAD 1.6148 EUR/USD 1.1551 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 95.1432 EUR/MKD 61.6483 EUR/RSD 117.3648 EUR/TRY 53.4016 EUR/JPY 185.18 EUR/CAD 1.6148
₿ CRYPTO
BTC $63,807 ▲ +1% ETH $1,676 ▲ +0.78% XRP $1.1441 ▲ +1.96% SOL $66.8900 ▲ +2%
S&P 500 7,394 ▲1.75 % DOW 50,849 ▲1.86 % NASDAQ 25,810 ▲2.54 % NAFTA 84.68 ▼3.45 % ARI 4,227 ▲2.75 % S&P 500 7,394 ▲1.75 % DOW 50,849 ▲1.86 % NASDAQ 25,810 ▲2.54 % NAFTA 84.68 ▼3.45 % ARI 4,227 ▲2.75 %
EUR/USD 1.1551 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 95.1432 EUR/MKD 61.6483 EUR/RSD 117.3648 EUR/TRY 53.4016 EUR/JPY 185.18 EUR/CAD 1.6148 EUR/USD 1.1551 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 95.1432 EUR/MKD 61.6483 EUR/RSD 117.3648 EUR/TRY 53.4016 EUR/JPY 185.18 EUR/CAD 1.6148
12 Jun 2026
Breaking
Arte

Gërmimet arkeologjike sjellin të dhëna të reja për zhvillimin e Scampis në shekujt V-VI

Gjetjet e reja arkeologjike ndihmojnë në kuptimin më të plotë të zhvillimit ekonomik, kulturor e shoqëror të Scampis. Në Elbasan prej disa ditësh ka filluar sezoni i gërmimeve arkeologjike të vitit 2026, në kuadër të projektit kërkimor arkeologjik “Lagja romake-bizantine jashtë mureve të castrum Scampis – bazilika paleokristiane (Elbasan)”, një projekt i Institutit të Arkeologjisë. Një mozaik i ri me vlera të veçanta historike dhe arkeologjike u zbulua në Bazilikën paleokristiane të Elbasanit, zbulim që u bë gjatë javës së parë të sezonit të ri të gërmimeve, në kuadër të projektit kërkimor të IA-së.

Instituti i Arkeologjisë shprehet se gërmimet e javës së parë kanë evidentuar elementë të rëndësishëm. “Që në javën e parë të punës po evidentohen elementë shtesë shumë të vlefshëm për të kuptuar më mirë evolucionin e objektit përgjatë shekujve V-VI dhe më gjerë dinamikat e zhvillimit, ekonomik, kulturor dhe shoqëror, të Scampis (Elbasan) përgjatë këtyre shekujve. Si qendra më e rëndësishme e kësaj periudhe përgjatë Via Egnatia, në territorin tonë, Scampis po shfaq karakteristika që e ngrenë në rolin e një ure lidhëse midis hapësirave kulturale lindore dhe perëndimore”, thuhet nga Instituti i Arkeologjisë (Akademia e Shkencave).

Kërkimet arkeologjike

Instituti i Arkeologjisë bën me dije se prej kohe kërkimet synojnë përcaktimin e fazave të ndërtimit dhe përdorimit të monumentit, që paraqesin një sekuencë intensive. Sipas IA-së, në këtë kuadër, po shqyrtohen edhe fazat më të fundit të okupimit që përfshijnë ndërtimet dhe rindërtimet e objekteve të shekullit XX. “Ndjekja e mbetjeve të këtyre ndërtesave dhe ndikimi dëmtues i tyre në rrënojën e monumentit të antikitetit të vonë bëri të mundur fillimin e nxjerrjes në dritë të dyshemeve të një faze më të hershme të monumentit, të supozuar, por të pa nxjerrë në dritë mjaftueshëm deri më sot.

Tashmë është e qartë që kisha ka pasur të paktën dy rindërtime të nivelit të lartë arkitektonik dhe artistik që përfshinin dhe mozaikë të rinj për dyshemetë, përveç modifikimeve të tjera jothelbësore. I rëndësishëm është fakti që të dhënat mbishkrimore, që vijnë duke u shtuar, janë të gjuhës latine, ashtu edhe greke, që me gjasë kanë bashkëekzistuar. Përmendja e anëtarëve femra të klerit (diakoneshë) në mbishkrimet është gjithashtu një element që po del jo për herë të parë në kontekstin e Scampis”, shpjegohet rreth kërkimeve arkeologjike nga IA.

Më tej Instituti i Arkeologjisë thekson se ngritja e nivelit të dyshemeve është edhe indikator për ndikimin e prurjeve të përrenjve në truallin ku ndodhet vendbanimi dhe jep indirekt të dhëna për thellësinë, në të cilën duhen kërkuar mbetjet materiale të periudhës romake ende të pa evidentuar qartë ne vendbanim.

Në tërësi, gjetjet e reja arkeologjike në Elbasan përbëjnë një kontribut të rëndësishëm për thellimin e njohurive mbi zhvillimin ekonomik, kulturor dhe shoqëror të Scampis. Ato dëshmojnë rëndësinë e vazhdimësisë së kërkimeve shkencore për të rindërtuar historinë e plotë të qytetit antik dhe për të njohur më mirë trashëgiminë kulturore të Scampis. Bazilika ndodhet nën Rrapin e Bezistanit në Elbasan dhe përfshihet brenda zonës arkeologjike A. Një monument i trashëgimisë kulturore në Elbasan, për të cilën gërmimet arkeologjike janë kryer dhe më parë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.