Protestat e dhunshme, bizneset në Tiranë marrinmasa sigurie dhe forcojnë subjektet me mbrojtëse hekuri në dritare
Bizneset në Tiranë po vijojnë të marrin masa shtesë për mbrojtjen e ambienteve të tyre, në një kohë kur protesta e shoqëruar me akte dhune ka hyrë në ditën e shtatë.
Disa subjekte private kanë nisur që dritareve t’u vendosin mbrojtës hekuri, me qëllim shmangien e dëmtimeve të mundshme gjatë protestës.
Këto masa synojnë të mbrojnë vitrinat, ambientet e brendshme dhe pronën e bizneseve nga incidente të ngjashme me ato të regjistruara gjatë protestave të ditëve të mëparshme.
Instalimi i mbrojtëseve metalike është një tjetër tregues i masave paraprake që po marrin bizneset për të minimizuar rrezikun e dëmeve materiale, ndërsa mbetet për t’u parë se si do të vijojë situata në ditët në vijim.
Tema:
kryesore



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.