☀️
Tiranë 8°C · Kthjellët 18 Tetor 2026
S&P 500 7,659 ▼1.09%
DOW 52,002 ▼0.34%
NASDAQ 26,140 ▼2.14%
NAFTA 99.02 ▲2.61%
ARI 4,181 ▲0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899
₿ CRYPTO
BTC $81,400 ▼ -0.49% ETH $2,397 ▼ -1.14% XRP $1.2944 ▼ -1.18% SOL $103.1900 ▼ -1.17%
S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 % S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 %
EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899
18 Tet 2026
Breaking
Kosova

Gërmimet në Kozhle ndërpriten për herë të tretë, Gara: Serbia po e politizon procesin e të zhdukurve

Pas rreth dy javësh punë në lokacionin e dyshuar për varrezë masive pranë Novi Pazarit, gërmimet u ndërprenë sërish pa përfunduar kërkimin; Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur thotë se lokacioni mbetet i papërfunduar dhe pjesë e agjendës.

Gërmimet në lokacionin e Kozhles, pranë Novi Pazarit në territorin e Serbisë, janë ndërprerë për herë të tretë pa u përfunduar procesi i kërkimit, siç njofton PortaliFiks. Puna në këtë lokacion, ku dyshohet se ndodhet një varrezë masive e lidhur me luftën e fundit në Kosovë, kishte zgjatur rreth dy javë.

Hapësira ku po kërkohej përdoret ndërkohë nga banorët përreth edhe për hedhjen e mbeturinave. Sipas Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, pengesë kryesore për zbardhjen e fatit të të zhdukurve vazhdon të jetë qasja e institucioneve të Serbisë ndaj kësaj çështjeje.

“Lokacioni në Kozhle, por në përgjithësi çdo lokacion apo përpjekje për të adresuar një lokacion në Serbi, shpërfaq më së miri atë qasjen që institucionet e Serbisë kanë kundrejt kësaj problematike, pra një qasje politizuese, e cila po pamundëson respektimin e një të drejte elementare për familjet”, ka thënë Kushtrim Gara nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur.

Sipas Garës, kjo qasje nuk është e re: në disa lokacione në Serbi gërmimet kufizohen në vetëm pak ditë pune, kryesisht në sezonin e vjeshtës, dhe procesi shtyhet nga viti në vit. “E njëjta përvojë ka qenë në Rudnicë të Rashkës, e njëjta përvojë ka qenë në Kizhevak të Rashkës”, ka theksuar ai.

Gara ka theksuar se, pavarësisht punës për më shumë se dy javë, lokacioni në Kozhle mbetet i papërfunduar dhe pjesë e agjendës, ashtu si dhjetëra lokacione të tjera të shënuara në territorin e Serbisë. Serbia, që nga viti 2001, ka potencuar listën e 16 varrezave masive në territorin e saj, ndërsa nga lufta e fundit në Kosovë ende nuk dihet fati i rreth 1 mijë e 500 personave të zhdukur.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.