roze
Gigi dhe Ashton bashkojnë forcat
Një ide mjaft interesante vjen nga “Vogue” për koleksionet e reja që është përfshirë në atmosferën e Lojërave Olimpike.
Revista e njohur amerikane ka menduar të përdorë si modelë atletin amerikan Ashton Eaton dhe modelen Gigi Hadid, që duket se janë përshtatur mjaft mirë me njëri-tjetrin në setin e xhirimeve.
Sipas “Vogue”, bukuria e Hadid dhe dhe aftësitë atletike të Ashton e plotësojnë këtë set shumë interesant.
Duket se “Vogue” kësaj radhe ka qëlluar në shenjë.