☁️
Tiranë 20°C · Vranët 15 April 2026
S&P 500 6,967 ▲1.18%
DOW 48,536 ▲0.66%
NASDAQ 23,639 ▲1.96%
NAFTA 92.28 ▲1.1%
ARI 4,820 ▼0.61%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
₿ CRYPTO
BTC $74,052 ▼ -0.61% ETH $2,321 ▼ -2.74% XRP $1.3541 ▼ -1.38% SOL $83.2000 ▼ -3.51%
S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 92.28 ▲1.1 % ARI 4,820 ▼0.61 % S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 92.28 ▲1.1 % ARI 4,820 ▼0.61 %
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
15 Apr 2026
Breaking
Kosova

Gjashtë serbë nga Mitrovica janë arrestuar në Malin e Zi

Në mesin e 20 personave të arrestuar gjatë ditës së djeshme në Podgoricë, të dyshuar për sulme terroriste në ditën e zgjedhjeve parlamentare në Mal të Zi, gjenden edhe 6 persona nga veriu i Mitrovicës, bëjnë të ditur burime të KosovaPress-it.

Sipas këtyre burimeve, ata janë Velimiroviq Stefan (1991), Kovaçeviq Bojan (1976), Bozhoviq Vlladimir (1995), Kovaçeviq Goran (1999), Gjorgjeviq Lluka (1998), të gjithë këta nga Mitrovica, si dhe Gjorgjeviq Nikolla (1995) nga Zubin Potoku. Ata të shtunën kanë hyrë nga Kosova në territorin e Malit të Zi, ku kishin planifikuar sulme terroriste.

“Ky grup i armatosur dhe i udhëhequr nga ish-shefi i xhandarmërisë serbe, Bratisllav Dikiq, kanë planifikuar sulme terroriste në ditën e zgjedhjeve, me qëllim të marrjes së pushtetit me dhunë, duke përfshirë këtu edhe kidnapimin e kryeministrit aktual të Malit të Zi, Millo Gjukanoviq”, kanë thënë burimet.

Burimet më tej kanë shtuar se një pjesë e këtij grupi, besnik të politikës së Serbisë në drejtim të Kosovës, kanë gjetur strehë në veri të vendit, të mbështetura edhe nga elemente radikale e pro-ruse, janë stërvitur gjatë muajit shtator dhe tetor intensivisht për akte terroriste. KosovaPress ka provuar të kontaktojë me përgjegjësit e Policisë në veri të Mitrovicës, për të marrë një prononcim, nëse personat e arrestuar nga Mitrovica janë të njohur për Policinë, për shkak të së kaluarës së tyre, mirëpo një gjë e tillë ka qenë e pamundur.

Ndryshe, Bratisllav Dikiq, ish-shefi i xhandarmërisë serbe, kishte ndërhyrë edhe në zgjedhjet serbe në Kosovë, të mbajtura në nëntor të vitit 2013. Ai në atë kohë, ishte akuzuar  nga partitë opozitare se kishte vendosur eksploziv në disa vendvotime në mënyrë që t’i ndërpriste zgjedhjet.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.