Vrasja e Sel Çamit në Fier, kamerat e sigurisë zbulojnë dy persona të maskuar pranë banesës | JavaNews.al
Detaje të reja janë zbardhur nga atentati me armë zjarri në Fier, ku mbeti i vrarë 60-vjeçari Selami Hasani, i njohur edhe si “Sel Çami”, ndërsa u plagos nipi i tij, Jakup Hasani.
Nga këqyrja paraprake e pamjeve të kamerave të sigurisë pranë banesës së viktimës, dyshohet se janë konstatuar dy persona të maskuar, të veshur me rroba të zeza dhe me kapuça.
Sipas informacioneve paraprake, dy personat kanë qenë pranë banesës së Selami Hasanit dhe dyshohet se mund të kenë lidhje me ngjarjen e rëndë.
Megjithatë, identiteti dhe përfshirja e tyre në atentat ende nuk janë konfirmuar zyrtarisht. Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të vrasjes, identifikimin e autorëve dhe zbulimin e motiveve që çuan në ekzekutimin e 60-vjeçarit.
Tema:
kryesore



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.