Politika

Gjebrea: Raporti i DASH vlerëson përpjekjet e qeverisë

Zv.ministrja e Brendshme, Elona Gjebrea, në një deklaratë për mediat ka përshëndetur vlerësimet që sipas saj përmban raporti i DASH për luftën kundër trafiqeve.

“Qeveria aktuale e ngriti në një kategori më lartë vendin në raportin e DASH”, deklaroi Gjebrea, duke iu referuar rritjes së përpjekjeve për luftimin e fenomenit.

Ndërsa ata që sot bërtasin, ka vijuar zv.ministrja, kur ishin në pushtet nuk përmbushën asnjë nga standardet.

“Ky raport përmend progresin në ndjekjen penale, mbrojtjen e viktimave dhe parandalimin e trafikimit”, ka nënvizuar Gjebrea.

Ajo ka shtuar më tej se, qeveria ka rritur përpjekjet përmes bashkëpunimit me OJF-të dhe rritjes së financimit të strukturave policore.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button