Gjendet pa shenja jete një grua në banesën e saj në Gjilan
Një grua është gjetur pa shenja jete në banesën e saj në Gjilan, siç njofton KosovaPress.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur dje rreth orës 14:25, në rrugën “Lufta e Gjilanit”.
Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, transmeton KosovaPress.
Rasti është cilësuar si “Hetim mbi vdekjen”, sipas njoftimit të Policisë së Kosovës.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.