🌤️
Tiranë 19°C · Kryesisht kthjellët 20 Nëntor 2026
S&P 500 7,176 ▼2.02%
DOW 49,097 ▼2.19%
NASDAQ 23,879 ▼2.25%
NAFTA 82.62 ▲0.22%
ARI 3,590 ▼2.6%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727 EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727
₿ CRYPTO
BTC $62,388 ▼ -0.57% ETH $1,762 ▼ -0.85% XRP $0.9671 ▲ +0.48% SOL $73.1100 ▼ -0.19%
S&P 500 7,176 ▼2.02 % DOW 49,097 ▼2.19 % NASDAQ 23,879 ▼2.25 % NAFTA 82.62 ▲0.22 % ARI 3,590 ▼2.6 % S&P 500 7,176 ▼2.02 % DOW 49,097 ▼2.19 % NASDAQ 23,879 ▼2.25 % NAFTA 82.62 ▲0.22 % ARI 3,590 ▼2.6 %
EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727 EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727
20 Nën 2026
Breaking
Konflikti SHBA - Iran

Gjenerali iranian: zinxhiri i furnizimit për prodhimin e raketave është i paprekur — “mund ta vazhdojmë luftën për aq kohë sa duhet”

Gjeneral brigade Ali Balali, këshilltar i komandantit të Forcës Ajro-hapësinore të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), i tha mediave shtetërore se Irani i prodhon vetë të gjithë komponentët e raketave dhe nuk ka më nevojë për ndihmë të huaj.

Zinxhiri i furnizimit për prodhimin e armëve dhe raketave në Iran mbetet plotësisht i paprekur, deklaroi një gjeneral i lartë i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), i cili theksoi se vendi i prodhon vetë të gjithë komponentët e nevojshëm dhe nuk ka më nevojë për ndihmë të huaj, siç njofton Al Jazeera.

“Mund ta vazhdojmë luftën për aq kohë sa është e nevojshme”, tha gjeneral brigade Ali Balali, këshilltar i komandantit të Forcës Ajro-hapësinore të IRGC-së, në deklarata për mediat shtetërore. Sipas tij, Irani nuk ka shqetësime në asnjë sektor të kërkuar për prodhimin e mbrojtjes dhe të gjithë komponentët e raketave jo vetëm prodhohen brenda vendit, por janë madje edhe të eksportueshëm.

Balali tha se Irani mbështetet në aftësitë vendase dhe në njohjen e qartë të kërkesave operative, çka nxit inovacionin në zhvillimin e raketave. Vendi, shtoi ai, ka arritur një nivel pjekurie në këtë fushë që nuk e kërkon më asistencën e huaj. “Meqenëse jemi edhe zhvilluesit edhe prodhuesit e këtyre sistemeve, dhe kuptojmë kërkesat operative, ndjekim vazhdimisht inovacionin”, tha ai.

Deklarata vjen në një moment kur presioni mbi Iranin po rritet në të dyja frontet: SHBA-ja po forcon praninë e saj ushtarake në rajon me një aeroplanmbajtëse të tretë në rrugë e sipër, ndërsa ekonomia iraniane po rëndohet nga bllokada e porteve dhe rënia rekord e rialit, i cili ka kaluar 2.7 milionë për dollar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.