☀️
Tiranë 9°C · Kthjellët 05 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 113.25 ▲1.53%
ARI 4,661 ▼0.4%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $68,876 ▲ +2.28% ETH $2,114 ▲ +2.34% XRP $1.3294 ▲ +1.1% SOL $81.7600 ▲ +1.21%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 113.25 ▲1.53 % ARI 4,661 ▼0.4 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 113.25 ▲1.53 % ARI 4,661 ▼0.4 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
05 Apr 2026
Breaking
Kronika

Gjeneralmajor Jeronim Bazo në Kosovë, takim me Komadantin e KFOR-it gjeneral Guglielmo Luigi Miglietta

Në Shtabin e Përgjithshëm të KFOR-it, në Prishtinë, Komadanti i KFOR-it gjeneral Guglielmo Luigi Miglietta mbajti sot një takim të nivelit të lartë me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, gjeneralmajor Jeronim Bazo.

unnamed (1)Gjatë takimit, të dy oficerët e rangut të lartë dhe stafi ndërkombëtarë i KFOR-it diskutuan për zhvillimet e fundit në situatën e tanishme të sigurisë në Kosovë. Ata gjithashtu diskutuan për fluksin e migrimit dhe fenomenin kompleks te luftëtarëve të huaj. Njoftimi i dërguar thekson se, KFOR-i si reagues i tretë në mbajtje të një ambienti të qetë dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizjes në Kosovë, vazhdon të përmbushë plotësisht detyrat e tij, sipas mandatit të KB-ve.

Misioni i KFOR-it mbetet i pandryshuar dhe çarëdo ndryshim i prezencës së KFOR-it në të ardhmen do të mbështetet në analiza të kujdesshme të kushteve në terren. unnamed (2)Ata u pajtuan që është e nevojshme të arrihet një zgjidhje gjithëpërfshirëse, humanitare dhe politike e çështjes së migrimit në Ballkan përmes përfshirjes të të gjitha palëve ndërkombëtare.

Gjenerali Bazo thekësoi rëndësinë e prezencës së KFOR-it në Kosovë dhe aftësinë e KFOR-it për të punuar në mënyrë konstruktive dhe koordinim të ngushtë me organizatat vendore dhe ndërkombëtare. “KFOR-i ka misionin më të vjetër, më të gjatë dhe më të suksesshëm të NATO-s, i cili promovon dhe ndanë vlerat e vendeve të NATO-s,” tha gjenerali Bazo.

Kjo ishte edhe një mundësi për gjeneral Miglietta të shprehë falenderimin e tij për profesionalizmin e ushtarëve të Shqipërisë të vendosur kryesisht si pjesëtarë të stafit të Shtabit të Përgjitshëm të KFOR-it. Këto takime janë pjesë e bisedave të nivelit të lartë në kuadër të axhendës së KOMKFOR-it që kanë për qëllim ngritjen e dialogut dhe të kuptuarit e përbashkët në mes të vendeve që kufizohen me Kosovën.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.