🌤️
Tiranë 34°C · Kryesisht kthjellët 05 August 2026
S&P 500 7,761 ▲0.32%
DOW 54,655 ▲1.05%
NASDAQ 26,627 ▲0.16%
NAFTA 75.07 ▼0.92%
ARI 4,306 ▲3.7%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1525 EUR/GBP 0.8571 EUR/CHF 0.9330 EUR/ALL 93.3294 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3613 EUR/TRY 54.8314 EUR/JPY 181.65 EUR/CAD 1.6206 EUR/USD 1.1525 EUR/GBP 0.8571 EUR/CHF 0.9330 EUR/ALL 93.3294 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3613 EUR/TRY 54.8314 EUR/JPY 181.65 EUR/CAD 1.6206
₿ CRYPTO
BTC $64,498 ▲ +0.56% ETH $1,876 ▲ +0.18% XRP $1.0652 ▼ -1.02% SOL $73.9500 ▲ +0.2%
S&P 500 7,761 ▲0.32 % DOW 54,655 ▲1.05 % NASDAQ 26,627 ▲0.16 % NAFTA 75.07 ▼0.92 % ARI 4,306 ▲3.7 % S&P 500 7,761 ▲0.32 % DOW 54,655 ▲1.05 % NASDAQ 26,627 ▲0.16 % NAFTA 75.07 ▼0.92 % ARI 4,306 ▲3.7 %
EUR/USD 1.1525 EUR/GBP 0.8571 EUR/CHF 0.9330 EUR/ALL 93.3294 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3613 EUR/TRY 54.8314 EUR/JPY 181.65 EUR/CAD 1.6206 EUR/USD 1.1525 EUR/GBP 0.8571 EUR/CHF 0.9330 EUR/ALL 93.3294 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3613 EUR/TRY 54.8314 EUR/JPY 181.65 EUR/CAD 1.6206
05 Aug 2026
Breaking
Bota

GJERMANI – Klingbeil: Të shqyrtohet seriozisht ndalimi i AfD-së

BERLIN, 5 gusht /ATSH-DPA/- Zëvendëskancelari gjerman, Lars Klingbeil, ka mbështetur shqyrtimin e mundësisë për ndalimin e partisë së ekstremit të djathtë ”Alternativa për Gjermaninë” (AfD), duke argumentuar se kjo çështje duhet të trajtohet me seriozitet për mbrojtjen e rendit kushtetues.

Në një artikull të botuar në të përjavshmen “Die Zeit, Klingbeil, i cili është edhe bashkëkryetar i Partisë Social-demokrate (SPD), riafirmoi gjithashtu mbështetjen për të ashtuquajturin “mur mbrojtës” politik ndaj AfD-së, që synon ta mbajë partinë jashtë qeverisjes në të gjitha nivelet.

“Ky mur synon të pengojë armiqtë e Kushtetutës të marrin pushtetin politik. Ai mbron dinjitetin e çdo individi dhe, bashkë me të, demokracinë tonë liberale. Për mua dhe partinë time, kjo nuk është e negociueshme”, shkroi Klingbeil.

AfD, e cila po hetohet nga shërbimet gjermane të zbulimit për dyshime mbi prirje ekstremiste, është aktualisht partia më e madhe e opozitës, pasi u rendit e dyta në zgjedhjet parlamentare të vitit të kaluar.

Debati për ndalimin e saj është rindezur pas publikimit të një opinioni juridik të porositur nga organizata “Society for Civil Rights”, (”Shoqëria për të drejtat civile”) ku tetë ekspertë të së drejtës arrijnë në përfundimin se AfD-ja  është “qartësisht antikushtetuese”.

Sipas tyre, partia cenon parimet demokratike dhe garancinë kushtetuese për dinjitetin njerëzor.

Mbi 1 000 juristë dhe avokatë kanë mbështetur gjithashtu një thirrje publike për ndalimin e saj.

Klingbeil theksoi se studiues të pavarur kanë treguar se AfD “po punon në mënyrë sistematike për të shkatërruar demokracinë dhe shtetin e së drejtës”.

Sipas Kushtetutës gjermane, kërkesa për ndalimin e një partie politike mund t’i paraqitet Gjykatës Kushtetuese nga Bundestagu, Bundesrati ose qeveria federale.

Deklaratat e Klingbeil vijnë në një kohë kur sondazhet e fundit e rendisin AfD-në në vendin e parë me rreth 27% të mbështetjes, përpara aleancës konservatore CDU/CSU të kancelarit Friedrich Merz me rreth 23%, ndërsa SPD-ja e Klingbeil llogaritet të ketë rreth 12% të mbështetjes. /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.