🌧️
Tiranë 15°C · Shi i lehtë 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,568 ▼0.15%
DOW 52,116 ▲0.67%
NASDAQ 25,301 ▼0.54%
NAFTA 96.74 ▼7.09%
ARI 3,953 ▲1.39%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $76,937 ▼ -1.07% ETH $2,249 ▼ -0.44% XRP $1.2490 ▲ +0.22% SOL $91.3400 ▼ -2.79%
S&P 500 7,568 ▼0.15 % DOW 52,116 ▲0.67 % NASDAQ 25,301 ▼0.54 % NAFTA 96.74 ▼7.09 % ARI 3,953 ▲1.39 % S&P 500 7,568 ▼0.15 % DOW 52,116 ▲0.67 % NASDAQ 25,301 ▼0.54 % NAFTA 96.74 ▼7.09 % ARI 3,953 ▲1.39 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Bota

PORTUGALI – Policia sekuestron pesë tonë kokainë

LISBONË, 5 gusht /ATSH-AFP/ – Rreth pesë tonë kokainë u sekuestruan në një anije kontejnerësh të ndaluar në brigjet e Lisbonës gjatë një operacioni të përbashkët nga policia, marina dhe forcat ajrore portugeze, i cili çoi në arrestimin e tre shtetasve të huaj.

Anija, që vinte nga një vend i Amerikës Latine, u vu re rreth 640 milje detare nga kryeqyteti portugez, në kushte jashtëzakonisht të vështira.

Gjatë këtij operacioni, u bë e mundur të “shkatërrohej një grup kriminal i dedikuar për kontrabandën e sasive të mëdha të drogës në kontinentin evropian”, theksoi policia.

Hetuesit sekuestruan disa sende dhe arrestuan dy pasagjerë dhe një anëtar të ekuipazhit, “të dyshuar për përfshirje në skemën kriminale”.
Të dyshuarit janë shtetas të huaj, kombësitë e të cilëve nuk janë zbuluar.

Anija kontejner, që mbante drogën dhe tre të dyshuarit, u shoqërua nga marina portugeze në portin e Sines.

Operacioni, i koduar “Skydrop”, u krye nga Njësia Kombëtare Kundër Narkotikëve e Policisë Gjyqësore, me pjesëmarrjen e Marinës dhe Forcave Ajrore Portugeze.

Hetimi, i nisur në fillim të muajit, u krye në bashkëpunim me autoritetet britanike dhe spanjolle./

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.