🌤️
Tiranë 37°C · Kryesisht kthjellët 08 August 2026
S&P 500 7,758 ▲0.62%
DOW 54,037 ▲0.28%
NASDAQ 26,691 ▲1.3%
NAFTA 78.18 ▲1.15%
ARI 4,400 ▲2.33%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.2153 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3365 EUR/TRY 55.1300 EUR/JPY 182.37 EUR/CAD 1.6123 EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.2153 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3365 EUR/TRY 55.1300 EUR/JPY 182.37 EUR/CAD 1.6123
₿ CRYPTO
BTC $65,008 ▼ -0.42% ETH $1,919 ▼ -0.63% XRP $1.0416 ▲ +0.19% SOL $75.5200 ▲ +1.79%
S&P 500 7,758 ▲0.62 % DOW 54,037 ▲0.28 % NASDAQ 26,691 ▲1.3 % NAFTA 78.18 ▲1.15 % ARI 4,400 ▲2.33 % S&P 500 7,758 ▲0.62 % DOW 54,037 ▲0.28 % NASDAQ 26,691 ▲1.3 % NAFTA 78.18 ▲1.15 % ARI 4,400 ▲2.33 %
EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.2153 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3365 EUR/TRY 55.1300 EUR/JPY 182.37 EUR/CAD 1.6123 EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.2153 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3365 EUR/TRY 55.1300 EUR/JPY 182.37 EUR/CAD 1.6123
08 Aug 2026
Breaking
Bota

KOMENT – Infantino mbledh urgjentisht FIFA-n mes rritjes së presionit ndaj presidentit

LONDËR, 5 gusht /ATSH-DPA/ – Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka thirrur një mbledhje urgjente të drejtuesve të organizatës në Rabat të Marokut, ndërsa përballet me presion në rritje pas dështimit të planit për të tërhequr investitorë privatë në menaxhimin e Kupës së Botës.

Sipas PA, mbledhja u vendos pas komenteve të drejtorit të Zhvillimit Global të Futbollit në FIFA, Arsene Wenger, i cili deklaroi se nuk kishte qenë i përfshirë në projektin për krijimin e kompanisë “FIFA Forward Enterprise” (FFE).

Wenger theksoi se vendimi për ta tërhequr këtë plan ishte “absolutisht i domosdoshëm dhe i padiskutueshëm”.

Në takim pritet të marrin pjesë edhe sekretari i përgjithshëm Mattias Grafstrom dhe bordi drejtues i FIFA-s.

Grafstrom u ka dërguar një mesazh punonjësve të organizatës, duke e cilësuar javën e fundit si një “seri ngjarjesh të trishtueshme dhe të dënueshme”, ndërsa mirëpriti faktin që projekti u braktis përfundimisht.

Plani për krijimin e FFE-së parashikonte që një kompani e re të administronte aspektet komerciale dhe operative të turneve të FIFA-s, me idenë për të shitur 20% të aksioneve te investitorë privatë.

Ky propozim hasi në kundërshtim të fortë nga UEFA, CONCACAF dhe Konfederata Aziatike e Futbollit (AFC).

UEFA madje kërcënoi me bojkot të garave të FIFA-s, përfshirë Kupën e Botës, nëse projekti nuk tërhiqej.

Edhe pse FIFA e anuloi planin të shtunën, UEFA deklaroi se kishte “humbur besimin” te Infantino. Federatat e futbollit të Anglisë dhe Uellsit kanë tërhequr zyrtarisht mbështetjen për presidentin e FIFA-s, ndërsa edhe Federata Skoceze raportohet se është në të njëjtën linjë me UEFA-n.

Ndërkohë, anëtarë të Këshillit të FIFA-s po përpiqen të sigurojnë shumicën e nevojshme prej 19 votash për të kërkuar një mbledhje ku Infantino të japë llogari, si për këtë projekt ashtu edhe për mënyrën se si është trajtuar çështja e futbollistit Folarin Balogun.

Nëse kjo shumicë nuk arrihet ose Infantino refuzon kërkesën, kundërshtarët e tij paralajmërojnë një “bojkot të qeverisjes”, që sipas tyre do ta bënte FIFA-n praktikisht të paaftë për të funksionuar. /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.