☁️
Tiranë 11°C · Vranët 28 Nëntor 2026
S&P 500 7,297 ▲1.6%
DOW 50,775 ▲1.18%
NASDAQ 24,130 ▲2.31%
NAFTA 83.08 ▼0.72%
ARI 3,669 ▲2.91%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0946 EUR/GBP 0.8355 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8629 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6227 EUR/TRY 55.6085 EUR/JPY 174.60 EUR/CAD 1.5594 EUR/USD 1.0946 EUR/GBP 0.8355 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8629 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6227 EUR/TRY 55.6085 EUR/JPY 174.60 EUR/CAD 1.5594
₿ CRYPTO
BTC $59,729 ▼ -3.27% ETH $1,657 ▼ -4.49% XRP $0.9470 ▼ -2.6% SOL $71.4400 ▼ -2.26%
S&P 500 7,297 ▲1.6 % DOW 50,775 ▲1.18 % NASDAQ 24,130 ▲2.31 % NAFTA 83.08 ▼0.72 % ARI 3,669 ▲2.91 % S&P 500 7,297 ▲1.6 % DOW 50,775 ▲1.18 % NASDAQ 24,130 ▲2.31 % NAFTA 83.08 ▼0.72 % ARI 3,669 ▲2.91 %
EUR/USD 1.0946 EUR/GBP 0.8355 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8629 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6227 EUR/TRY 55.6085 EUR/JPY 174.60 EUR/CAD 1.5594 EUR/USD 1.0946 EUR/GBP 0.8355 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8629 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6227 EUR/TRY 55.6085 EUR/JPY 174.60 EUR/CAD 1.5594
28 Nën 2026
Breaking
roze

Pete Davidson në një romancë të re dashurie

Pete Davidson duket se po ecën përpara pas ndarjes nga Elsie Hewitt. Komediani u fotografua në Brooklyn në shoqërinë e yllit të reality show-t “Love Thy Nader”, Sarah Jane Nader, duke nxitur menjëherë spekulime për një romancë të re.

Sipas pamjeve të publikuara nga Deuxmoi, Davidson dhe Nader u panë duke ecur së bashku drejt makinës së aktorit, i cili i hapi derën e pasagjerit para se të largoheshin.

Burime për TMZ thanë se të dy darkuan në restorantin italian Campania në Bay Ridge, ku hynë nga hyrja e kuzhinës për të shmangur vëmendjen. Sipas të njëjtave burime, ata kaluan disa orë në një sallë private dhe shfaqeshin shumë të afërt gjatë gjithë mbrëmjes.

Dalja e tyre vjen tre muaj pas ndarjes së Davidson nga Elsie Hewitt. Ish-çifti i dha fund lidhjes vetëm pak muaj pasi u bënë prindër të vajzës së tyre, Scottie Rose.

Pas ndarjes, Hewitt la të kuptohej në rrjetet sociale se po përballej e vetme me kujdesin për vajzën, ndërsa burime pranë aktorit kundërshtuan këto pretendime, duke deklaruar se Davidson vazhdon të mbulojë të gjitha shpenzimet për ish-partneren dhe vajzën e tyre.

Së fundmi, përfaqësuesit e të dyve konfirmuan se kanë arritur një marrëveshje për bashkëprindërimin dhe se prioriteti i tyre mbetet mirëqenia e vajzës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.