⛅
Tiranë 13°C · Pjesërisht vranët 21 Nëntor 2026
S&P 500 6,910 ▼3.7%
DOW 48,147 ▼1.93%
NASDAQ 22,618 ▼5.28%
NAFTA 83.41 ▲1.18%
ARI 3,515 ▼4.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727 EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727
₿ CRYPTO
BTC $59,917 ▲ +1.35% ETH $1,682 ▲ +2.81% XRP $0.9235 ▲ +1.85% SOL $70.2400 ▲ +3.19%
S&P 500 6,910 ▼3.7 % DOW 48,147 ▼1.93 % NASDAQ 22,618 ▼5.28 % NAFTA 83.41 ▲1.18 % ARI 3,515 ▼4.62 % S&P 500 6,910 ▼3.7 % DOW 48,147 ▼1.93 % NASDAQ 22,618 ▼5.28 % NAFTA 83.41 ▲1.18 % ARI 3,515 ▼4.62 %
EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727 EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727
21 Nën 2026
Breaking
Bota

GJERMANI – “Lufthansa” përballet me presionin e kostove, planifikon 1 000 shkurtime vendesh pune

BERLIN, 21 nëntor /ATSH-DPA/ – Kompania ajrore gjermane “Lufthansa” ka njoftuar planin për shkurtimin e rreth 1 000 vendeve të punës, pasi programi i saj për rikthimin në stabilitet financiar po ecën më ngadalë nga sa ishte parashikuar.

Rritja e kostove të karburantit, e ndikuar nga lufta në Lindjen e Mesme, si dhe grevat e punonjësve, kanë përkeqësuar situatën financiare të kompanisë.

Sipas një letre të brendshme drejtuar punonjësve, masat për uljen e shpenzimeve, të nisura që në vitin 2024, nuk janë më të mjaftueshme për të përballuar vështirësitë.

Gjatë dhjetë muajve të parë të vitit 2026, “Lufthansa” ka regjistruar mesatarisht humbje prej 20 milionë eurosh në muaj.

Shkurtimet do të prekin aeroportet e Frankfurtit dhe Mynihut, ku kompania synon të eliminojë 1 000 vende pune me kohë të plotë.

Kjo përfaqëson rreth 2,5 për qind të afro 40 000 punonjësve të saj.

Megjithatë, ende nuk është bërë e qartë se cilat departamente do të preken dhe nëse këto shkurtime përfshihen në planin e mëparshëm për reduktimin e 4 000 vendeve të punës deri në vitin 2030.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.