GJERMANI – Merkel rikonfirmon mbështetjen për një Spanjë të bashkuar
Kancelarja Angela Merkel ritheksoi gjatë një bisede telefonike me homologun e saj spanjoll, Mariano Rajoy mbështetjen për unitetin e Spanjës ndërkohë që Katalonja kërcënon të shpallë pavarësinë, njoftoi sot një zëdhënës i kancelares gjermane.
“Kancelarja bisedoi dje për situatën në Spanjë me presidentin e Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker dhe më pas me shefin e qeverisë spanjolle”, theksoi Steffen Seibert gjatë një konference për shtyp në Berlin.
“Gjatë bisedës së saj me Rajoy, ajo rikonfirmoi mbështetjen e saj për unitetin e Spanjës dhe ata diskutuan për mënyrët që mund të përforcojnë dialogun e brendshëm në Spanjë në kuadër të kushtetutës”, shtoi zëdhënësi.
Spanja ka hyrë në një krizë që prej mbajtjes më 1 tetor të një referendumi vetëvendosje të ndaluar nga drejtësia dhe që nuk njihet nga Madridi, që indipendentistët pretendojnë se e kanë fituar.