GJERMANI – SPD: Gati të diskutojmë për nxjerrjen e vendit nga kriza
Kryesia e Partisë Socialdemokrate gjermane (SPD) u shpreh sot në mëngjes e hapur ndaj bisedimeve për nxjerrjen e vendit nga kriza politike aktuale duke braktisur papritur kundërshtimin e tyre të çdo ideje për aleancë me Angela Merkel.
“SPD-ja është e bindur se duhet diskutuar, SPD-ja nuk do të jetë e mbyllur ndaj bisedimeve”, deklaroi gjatë mbrëmjes së djeshme sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialdemokrate, Hubertus Heil pas tetë orësh takim të krerëve të saj kryesore, nën drejtimin e presidentit të kësaj partie, Martin Schulz.
Deri tani, ky i fundit kishte refuzuar kategorikisht çdo ide për të zgjatur koalicionin aktual mes partisë së tij dhe konservatorëve të Angela Merkel, fill pas zgjedhjeve legjislative të shtatorit.