Gjermania gati për finalen e nesërme me Argjentinën
Ashtu si në vitin 1986 dhe 1990 Gjermania përballet me Argjentinën në finalen e një botërori. Gjermania shihet si favorite, por nuk do të jetë e lehtë përballja me mbrojtjen kompakte argjentinase.
Duhet të ishe lexues buzësh sepse nuk mund të dëgjoje asgjë. Në fund të stërvitjes trajneri i Gjermanisë Joachim Löw thirri lojtarët në një nga sallat e vendit të stërvitjes. Lojtarët janë ulur pas një muri me xham dhe shikojnë nga Löw. Ai u flet atyre për minuta të tëra dhe ndonjëherë ngre edhe grushtin. Për vëzhguesit fjalët e tij mbeten një mister, por nga lëvizjet e trupit mund të kuptohet qartësisht mesazhi: Ky është momenti!
Është një nga fjalimet e fundit para ndeshjes së ndeshjeve dhe skuadra gjermane ndihet gati. Tension, nervozitet apo frikë nga Argjentina? Asnjë nga këto. Kombëtarja gjermane prezantohet e qeshur para finales së ditës së nesërme. Në një nga stërvitjet e fundit lojtarët argëtohen me njëri-tjetrin para dhjejtëvra objektivëve të kamerave. Është një demonstrim qetësie që Gjermania do t’i përcjellë botës.
Trajneri gjerma Joachim Löw
“Gjermania është një fuqi e vërtetë”
Ky demonstrim ka arritur edhe në Argjentinë. Atje kanë shumë respekt për skuadrën e Joachim Löw: “Gjermania është një fuqi e vërtetë”, deklaroi Alejandro Sabella pas fitores 7:1 kundër Brazilit në gjysëmfinale. Trajneri 59-vjeçar i Argjentinës e quajti ndeshjen si “të pabesueshme”. Pas një ndeshje me jo shumë raste për gola dhe të përshtashme për ata që pëlqejnë taktikat, Argjentina arriti në finale me anë të 11 metërshave dhe tani kërkon më shumë. Dhe ndihet shumë mirë që nuk shihet si favorite.
“Gjermanët tani janë të sigurtë. Më mirë kështu, sepse sa më shumë vetëbesim të kenë, aq me e madhe do të jetë surpriza ndaj nesh”, deklaroi legjenda argjentinase e futbollit Maradona, i cili theksoi gjithashtu se Gjermania nuk është e pathyeshme.
Një gjeneratë e artë lojtarësh që u mungon një titull
Gjermania u pa që në fillim si një nga favoritët e këtij botërori. Skuadra kombëtare e tanishme është një projekt i nisur para disa vitesh dhe tashmë është në gjendie të vjelë fryte. Rol të rëndësishëm për këtë ka dora e trajnerit Joachim Löw thotë Hansi Flick. “Ne kërmi përmirësuar vazhdimisht lojën e qarkullimit të topit dhe mund të thuhet që e kemi perfeksionuar. Për këtë jemi krenarë “,vazhdon Flick, i cili pas përfundimit të Kampionatit Botëror do të bëhet drejtor sportiv në Federatën Gjermane të Futbollit.
Pas luhatjeve fillestare, mbi të gjitha në mbrojtje, skuadra gjermane ka gjetur vetën në këtë turne botëror. “Tani duam të bëjmë hapin e fundit”, deklaroi mbrojtësi Benedikt Höwedes, i cili së bashku me shokët e tjerë të mbrojtjes duhet të përballet me Messin.
Për të, skuadra gjermane ka respekt “sepse ai mund të zgjidhë ndeshjen i vetëm”, thotë Miroslav Klose, i cili është lojtari i vetëm që e di se çdo të thotë të luash në një finale botërori. Klose së bashku me të tjerët duan të fshijnë kujtimin e hidhur të saj. “Unë e di sa sa keq ndihesh kur humbet në finale “, vazhdon më tej Klose duke patur parasysh humbjen e vitit 2002 kundër Brazilit.
Mascherano në dyluftim me Robben
Rrethi i Javier Mascheranos
Pengesa drejt suksesit tani quhet Argjentinë. Një kundërshtar që trajneri gjerman Joachim Löw e sheh si të fortë, kompakte dhe të organizuar mirë në repartin e mbrojtës. Në fazën e eliminimeve argjentinasit nuk kanë pësuar asnjë gol, por edhe gjuajtjet për gol kanë qenë të pakta. Yjet e repartit të sulmit si Lionel Messi, Gonzalo Higuian apo Ezequiel Lavezzi, nuk janë duke shkëlqyer sa shokët e repartit të mbrojtjes. Mesfushori Javier Mascherano që luan për Barcelonën është koka e ekipit dhe 87% të pasave të tij janë të sakta. Të shkatërrosh rrethin e tij do të jetë një detyrë kyçe e mesfushës gjermane në finale.
Prej kohësh lojtarët gjermanë njohin pikat e forta dhe të dobëta të kundërshtarëve. Të dhënat i marrin përmes aplikacioneve në smartphonet ose tabletat e tyre. Këto informacione mblidhen nga 40 studentë të shkollës së lartë sportive në Këln dhe më pas dërgohen në Brazil nga departamenti i zbuluesve të Federatës Gjermane të Futbollit.. Çdo detaj i vogël ka rëndësi, çdo informacion mund të jetë vendimtar për ndeshjen. Gjithçka për qëllimin e madh thotë Hansi Flick: “Kemi edhe një ndeshje për të arritur tek fitorja e madhe.”
[yop_poll id=”5″]