Gjermania merr pjesë në lirimin e rezervave energjetike; IEA mblidhet të mërkurën për planin e propozuar
G7-ta, nën presionin e Uashingtonit, ra dakord javën e kaluar për lirimin e 100 milionë fuçive naftë dhe dizeli nga rezervat emergjente.
Gjermania do të marrë pjesë në lirimin e mëtejshëm të rezervave të energjisë, të vendosur nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA), bëri të ditur një zëdhënës i ministrisë gjermane përmes një email-i dërguar Bloomberg-ut, siç raporton Al Jazeera. Sipas zëdhënësit, zbatimi është duke u përpunuar.
Vendet e G7-së, nën presionin e SHBA-së, ranë dakord javën e kaluar për të liruar 100 milionë fuçi dizeli dhe nafte bruto nga rezervat emergjente, në përpjekje për të zbutur tronditjen energjetike të shkaktuar nga lufta SHBA–Iran. Megjithatë, vazhdon pasiguria në industrinë e naftës dhe energjisë mbi ndarjen mes dizelit dhe naftës bruto, dhe zëdhënësi gjerman nuk iu përgjigj propozimit më të fundit.
Bordi drejtues i IEA-s do të mbajë një takim joformal të mërkurën pasdite për të diskutuar lirimin e propozuar të rezervave të naftës, ndërsa përfaqësuesit e vendeve anëtare të BE-së e shqyrtuan propozimin të mërkurën në mëngjes, sipas diplomatëve evropianë.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.