Kronika

Gjermania: Mos bini pre e mashtrimeve, nuk ka azil. Do të ktheheni të gjithë

Ambasadori gjerman në vendin tonë, gjatë një vizite në Policinë e Vlorës u bëri të qartë të gjithë qytetarëve shqiptarë se askush nuk mund të përfitojë azil ekonomik në Gjermani dhe i kërkoi të bëjnë kujdes për të mos rënë pre e mashtrimeve.

taho“Çështja e emigrimit të paligjshëm, është një çështje që ne e ndjekim me interes e veçantë. Dhe në fakt numri i azilkërkuesve shqiptarë që nga tetori i këtij viti është dhjetëfishuar. Ditën e djeshme patëm rastin të ndiqnim një zhvillim dramatik, ku qindra persona udhëtonin drejt Gjermanisë, – deklaroi ambasadori gjerman në vendin tonë Helmut Hofman. – E gjitha kjo, bazohej në një thash e them, se ata që do të shkonin brenda vitit në Gjermani do përfitonin punë dhe azil. Ne jemi krenarë që japim azil politik dhe u vijmë në ndihmë njerëzve, por Gjermania nuk jep azil ekonomik. Është e papërgjegjshme të gënjesh njerëz që mund ta përfitojnë këtë azil dhe t’i çosh deri aty sa të shesin pronën dhe bagëtitë. E përsëris edhe njëherë, të gjithë ata që kanë shkuar në Gjermani për të marrë azil ekonomik, do të kthehen prapa”.

Në këtë vizitë, ai shoqërohej nga Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri i cili deklaroi se qeveria është angazhuar të luftojë emigrimin e paligjshëm dhe kërkoi ndihmën e qytetarëve të denoncojnë raste si ajo e së enjtes në Vlorë.

“Është absolutisht e pamundur të marrësh përsipër të bësh një udhëtim në vendet e Bashkimit Evropian, për të kërkuar azil dhe në këtë mënyrë, për t’i dhënë një zgjidhje problemeve ekonomike apo problemeve të tjera, – tha Tahiri. – Nuk ka asnjë mundësi që në vendet e Bashkimit Evropian të kërkohet azil. Shqipëria është një vend i sigurt, ku respektohen liritë dhe të drejtat themelore të njeriut. Ashtu siç është me mundësi zero të shkosh dhe të mashtrosh autoritetet, qoftë këtu apo në autoritetet në Bashkimin Evropian. Policia po zhvillon hetime të plota, të cilat nuk janë të përqendruara vetëm në Vlorë, por në disa qarqe të vendit. Deri tani janë 5 qytetarë të arrestuar, ndërkohë që hetimet vazhdojnë. Unë do t’i inkurajoja qytetarët të denoncojnë mashtruesit ose organizatorët e kësaj sipërmarrje të çmendur”, – shtoi ministri.

Ministri i Brendshëm tha se ka hetime në disa qarqe të vendit, për mashtrim të disa agjencive turistike me qëllim përfitimi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button