Ekonomia

Gjermania nis prodhimin e 9300 matësve inteligjentë për OSHEE

OSHSHEKompania AMC në bashkëpunim me kompaninë T-Mobile pjesë e grupit Deutsche Telecom, ka nisur të implementojë në rrjetin energjitik të OSHEE sha një sistem të menaxhimit dhe matjes me matësa inteligjent “Smart Meter”. Pra, parashikohet të instalohen rreth 9300 mijë matës inteligjentë, në 4 zona të ndryshme të Tiranës dhe përreth autostradës Tiranë-Durrës. Mësohet se ka nisur prodhimi i matësve inteligjentë, sipas specifikimeve të vendosura nga OSHEE, ndërsa instalimi pritet të realizohet gjatë muajve të ardhshëm.

Instalimi do të jetë me kosto zero për abonentët, dhe do të jetë një test nëse jep rezultat, për t’i hapur kështu rrugë implemetimit më të gjërë të projektit. Projekti do të mbulojë me teknologji inteligjente 4 fidera të shoqërise, duke u instaluar në nyjet e rrjetit të shpërndarjes dhe në të gjithë abonentët të cilët furnizohen me energji nëpërmjet këtyre fiderave.

OSHEE për këtë fazë pilot ka përzgjedhur zona me problematika të theksuara (Tiranë-Durrës) ne nivelin e humbjeve si edhe zona industriale, kjo me qëllimin për të pasur një analizë sa më të saktë për efektshmërinë e projektit.

Matësit inteligjentë, konsiderohen të tillë pasi: Masin në kohë reale konsumin e energjisë elektrike. Nga zyrat e saj, OSHEE shikon në çdo momente gjendjen e konsumit. Matësit inteligjent dërgojnë sinjal në zyrat e OSHEE në momentin kur dikush i prek në mënyrë të pautorizuar, tenton të ndërhyjë për të manipuluar të dhënat, ose ta dëmtojë, etj. Me marrjen e sinjalit, ekipet e OSHEE ndërhyjnë në kohë reale. Matësit inteligjent të japin mundësi të komandosh aparatin në distancë, që do të thotë se kur dikush nuk ka paguar energjinë elektrike dhe ka debi, OSHEE ja ndërpret energjinë pa qenë nevoja të dërgojë elektriçistin në vendndodhjen e abonentit. Me matësit inteligjentë, mund të realizohet parapagimi i energjisë elektrike, si me kartat e aparatëve celular. Në momentin kur “paratë” (pra kilovatët e parablerë) po mbarojnë, klienti lajmërohet.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button