Bota

Gjermania njofton masa kundër Turqisë

Turqia hodhi poshtë kritikat e forta të Ministrit të Jashtëm gjerman Sigmar Gabriel për ndalimin e gjashtë aktivistëve të të drejtave të njeriut nga Ankaraja, duke përfshirë një shtetas gjerman.

Zëdhënësi turk Ibrahim Kalin i quajti kritikat “për të ardhur keq”, por tha se Ankaraja mbetet e përkushtuar ndaj marrëdhënieve gjermano-turke.

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë Gabriel njoftoi të enjten një sërë masash kundër Turqisë, si përgjigje ndaj ndalimit të aktivistit gjerman.

Masat sinjalizojnë një qëndrim më konfrontues të Gjermanisë ndaj aleatit të NATO-s pas një shkallëzimi të tensioneve mes dy vendeve.

Zoti Gabriel tha se Gjermania do të bisedojë me partnerët e BE-së rreth synimeve të Turqisë për t’u anëtarësuar në bllok dhe e bëri të qartë se Berlini nuk mund t’i garantojë më investimet e korporatave gjermane në Turqi.

Ai tha gjithashtu se nuk mund të parashikonte bisedime mbi përfshirjen e Turqisë në bashkimin doganor.

Ministri i jashtëm njoftoi udhëzime të reja për udhëtimet, ku paralajmërohet mbi rreziqet për gjermanët që shkojnë në Turqi.

Zoti Gabriel tha se për masat e reja ishte rënë dakord me kancelaren Angela Merkel.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button