☀️
Tiranë 8°C · Kthjellët 06 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.04 ▲0.45%
ARI 4,656 ▼0.5%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $68,930 ▲ +2.61% ETH $2,118 ▲ +2.83% XRP $1.3290 ▲ +1.2% SOL $82.1300 ▲ +1.81%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.04 ▲0.45 % ARI 4,656 ▼0.5 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.04 ▲0.45 % ARI 4,656 ▼0.5 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
06 Apr 2026
Breaking
Kronika

Gjermania përshpejton riatdhesimin e azilkërkuesve

Gjermania do të përshpejtojë riatdhesimin e azilkërkuesve të refuzuar, pasi koalicioni qeverisës zgjidhi ngërçin mbi çështjen.

Kancelarja Angela Merkel deklaroi se 5 qendra të posaçme do të menaxhojnë aplikimet e azilkërkuesve që kanë fare pak shanse të pranohen.

Partnerët e saj kristian-demokratë dhe ata social-demokratë e kishin argumentuar për javë të tëra planin në fjalë.

“Ne kemi hedhur një hap të rëndësishëm përpara”, deklaroi Merkel, politika e të cilës për pritjen e refugjatëve ka hasur në kritika të shumta në Gjermani.

Sipas kancelares, 5 qendrat e posaçme do të mbajnë emigrantë nga vende të cilat konsiderohen të sigurta, që nuk do t’u lejohet më hyrja në Gjermani dhe ata që do të refuzojnë bashkëpunimin.

Përmes përshpejtimit të procedurave të azilit, çështjet do të mund të shqyrtohen në një javë e jo më në muaj dhe apelet do të zgjasin jo më shumë se dy javë. Shumica e azilkërkuesve pritet që të dëbohen.

Në konferencën e përbashkët për shtyp, Merkel dhe lideri social-demokrat Sigmar Gabriel theksuan gjithashtu rëndësinë e përballjes me arsyet që detyrojnë njerëzit të largohen nga vendet e tyre dhe nevojën për të bërë më të sigurtë kufijtë e jashtëm të BE-së.

Gjermania deklaron se pret të marrë të paktën 800 mijë azilkërkues këtë vit. Ndërsa më herët, Komisioni Evropian deklaroi se 3 milionë emigrantë ka gjasa të mbërrijnë në Evropë brenda vitit 2017.

Fluksi i madh i azilkërkuesve ka shkaktuar përçarje politike në mbarë BE-në, me vendet anëtarë që nuk po bien dakord me mënyrat e menaxhimit të krizës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.