☀️
Tiranë 6°C · Kthjellët 10 April 2026
S&P 500 6,825 ▲0.62%
DOW 48,186 ▲0.58%
NASDAQ 22,822 ▲0.83%
NAFTA 98.45 ▲0.59%
ARI 4,780 ▼0.8%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
₿ CRYPTO
BTC $71,622 ▲ +0.96% ETH $2,184 ▼ -0.17% XRP $1.3415 ▲ +0.19% SOL $82.9300 ▲ +0.55%
S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 98.45 ▲0.59 % ARI 4,780 ▼0.8 % S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 98.45 ▲0.59 % ARI 4,780 ▼0.8 %
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
10 Apr 2026
Breaking
Europa

Gjermania rrëshqet drejt recesionit

feeduploaded-61d308502eb339d57240519898bcde7f-690x388Vetëm disa ditë përpara se Gjermania të publikojë të dhënat mbi Prodhimin e Brendshëm Bruto, krerët e bizneseve dhe politikëbërësit paralajmërojnë se ekonomia më e madhe në Europë e ka humbur konkurruesmërinë dhe është drejt recesionit.

Kryetari i shoqatës gjermane të bankave, Juergen Fitschen, deklaroi për CNBC se është e pamohueshme që ekonomia është ngadalësuar në muajt e fundit”. “Ne nuk mund ta izolojmë vendin ndaj faktorëve që kanë kontribuar në gjendjen aktualë të vendit. Por gjithashtu rimëkëmbja e ngadaltë po ndikohet edhe nga gjendja e ekonomive fqinje dhe nga financimi i dobët i projekteve infrastrukturore në Gjermani”, shtoi ai.

Të dhënat e tremujorit të dytë treguan se ekonomia gjermane e humbi vrullin, duke u kontraktuar për herë të parë në vitin e fundit. Gjatë tremujorit të dytë Gjermania u kontraktua me 0.2 për qind. Dhe nëse rritja do të jetë negative edhe në tremujorin e tretë, atëherë ekonomia më e madhe në Europë do të jetë teknikisht në recesion. Edhe kreu i institutit kërkimor Ifo, që ka një influencë të rëndësishme, u shpreh se mundësia që Gjermania të bjerë në recesion është reale.

Duke folur për Reuters, Hans-Werner Sinn u shpreh se kjo ekonomi është pranë recesionit për shkak të dobësisë në vendet në zhvillim që janë partnerët kryesorë të tregtisë.

Gjithashtu edhe një ndër potikëbërësit e lartë të Bankës Qendrore Europiane, Yves Mersch, u shpreh në një konferencë në Shtutgart se rimëkëmbja e bllokut dhe e ekonomisë kryesore, Gjermanisë, e ka humbur ritmin.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.