Ekonomia

Gjermeni: Përdorimi efiçent i energjisë është me rëndësi

Investimi në efiçencën e energjisë në banesa përbën një kontribut të drejtëpërdrejtë në zhvillimin e qëndrueshëm në të tre komponentët e tij, zhvillimin ekonomik, social dhe mjedisor.

Në këtë kuadër, në Tiranë, nisi të hënën punimet dyditore seminari pёr “Efiçencёn e energjisё nё banesa, pёr njё zhvillim tё qёndrueshёm”.
Qëllimi i seminarit është të ndërgjegjësojë aktorë të ndryshëm mbi përfitimet që ka biznesi, familjet, ekonomia dhe mjedisi nga banesat me efiçencë energjitike, si dhe të promovojë zgjerimin e efiçencës energjitike në ndërtimin e banesave të reja dhe rinovimin e ekzistueseve.
Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni, e pranishme në event tha se ka nisur një projekt që të përshtatet me standardet e kërkuara, me qëllim që qytetarët të kursejnë energjinë në banesat e tyre. Sipas Gjermenit, përdorimi efiçent i energjisë është me rëndësi.

Seminari pёr “Efiçencёn e energjisё nё banesa, pёr njё zhvillim tё qёndrueshёm”. Foto A. Dobi

Seminari pёr “Efiçencёn e energjisё nё banesa, pёr njё zhvillim tё qёndrueshёm”. Foto A. Dobi

Ndërkohë, Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri theksoi në fjalën e tij se ka shumë rëndësi që në godinat në ndërtim të shfrytëzohet efiçenca e energjisë. “Efiçenca në godinat në ndërtim është e pashfrytëzuar. Duhet doemos të zbutet konsumi i energjisë duke kursyer”, tha ai.
Investimet për rritjen e efiçencës energjetike të banesave ekzistuese krijojnë vende pune dhe i japin shtysë ekonomisë. Investimet në fushën e efiçencës së energjisë përbëjnë një mundësi për të adresuar krizat financiare dhe ndryshimet klimaterike. Në përgjithësi, përshtatja e banesave për shfrytëzimin efiçent të energjisë sikundër dhe ndërtimi i shtëpive të reja duke shfrytëzuar teknologjitë për kursimin e energjisë përbën përfitim të dyfishtë në shëndetin dhe të ardhurat e familjeve. Përveç përmirësimit të kushteve klimaterike, vlerësohet se çdo familje mund të kursejë 200-1,000 €/vit.

Mungesa e njohurive në lidhje me çfarë mund të ofrojë sektori i banesave në fushën e efiçencës energjitike pengon investimet private dhe publike në këtë fushë. Një numër pengesash, dëmtojnë gjithashtu aftësinë e sektorit për novacion, këtu përfshihen mungesa e një legjislacioni të përshtatshëm, barrierat organizative dhe ato teknologjike.
Nga ana tjetër, investimet të tilla kanë nevojë për fuqizimin e organizatave të pronarëve të shtëpive. Megjithëse legjislacioni për menaxhimin e përbashkët të banesave në Shqipëri u hartua në 2009, provat për zbatimin e tij mungojnë.

Seminari pёr “Efiçencёn e energjisё nё banesa, pёr njё zhvillim tё qёndrueshёm”. Foto A. Dobi

Seminari pёr “Efiçencёn e energjisё nё banesa, pёr njё zhvillim tё qёndrueshёm”. Foto A. Dobi

Ministria e Energjitikës dhe Industrisë ka përgjegjësinë bazë për hartimin e politikave që stimulojnë uljen e konsumit të energjisë, përmes nxitjes së masave për efiçencë energjitike dhe burimeve të energjisë së rinovueshme. Për më tepër, Ministria është në procesin e harmonizimit të legjislacionit për efiçencën dhe performcën energjitike të ndërtesave, i cili do të jetë i aplikueshëm për ndërtesat e reja dhe rinovimin e egzistueseve.

Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit (MZhUT) ka në diskrecionin e saj zhvillimin e politikave për strehim të përballueshëm dhe të mjaftueshëm. MZhUT së fundit ka aprovuar rregulloren për menaxhimin e kompanive dhe personave fizik, që do të nxisë krijimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.
Që prej vitit 2007, Korporata Ndërkombëtare e Financimit (IFC), pjese e grupit te Bankes Boterore, ka ndihmuar MZhUT për hartimin e kuadrit ligjor për menaxhimin e banesave. Më 2011, filloi puna e përbashkët për hartimin e një plani veprimi për efiçencën energjitike në sektorin e banesave, gjë që nuk u finalizua për arsye objektive.

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) është angazhuar në çështjet e efiçencës energjitike përmes Nismës për Mjedisin dhe Varfërin (UNDP-UNEP-PEI). Krijimi i mundësive për efiçencë energjitike në banesa është një prej prioriteteve të nismës në fjalë në Shqipëri. Enti Kombëtar i Banesave mbështetet nga UNDP për hartimin e projekteve për rezidenca me kosto të ulët dhe efiçencë energjitike.

Seminari pёr “Efiçencёn e energjisё nё banesa, pёr njё zhvillim tё qёndrueshёm”. Foto A. Dobi

Seminari pёr “Efiçencёn e energjisё nё banesa, pёr njё zhvillim tё qёndrueshёm”. Foto A. Dobi

Pëmers workshopit synohet të analizohet roli i palëve të interesuara, angazhimi i tyre në fushën e legjislacionit, rregulloreve, normave dhe standardeve, financimit dhe zbatimit të projekteve në fushën e efiçencës energjetike dhe të krijojë një rrjet ekspertësh për bashkëpunim në të ardhmen. Po ashtu synon të identifikojë sfidat kryesore me të cilat ballafaqohen aktorët kyç në zbatimin e masave për efiçencën energjetike në përputhje me detyrimet e Bashkimit Evropian, si dhe të nxjerrë në pah rëndësinë e menaxhimit të bashkëpronësive, e të diskutojë mbi stimujt dhe detyrimet ligjore dhe financiare.
Ky workshop organizohet nga Qeveria Shqiptare, përfaqësuar nga Ministria për Zhvillim Urban dhe Turizëm, Ministria e Energjise dhe Industrise dhe Enti Kombëtar i Banesave, në bashkëpunim me Korporat’en Ndërkombëtare Financiare (IFC), programi për efiçencën e energjisë në banesa, Programi p’er Zhvillim i Kombeve t’e Bashkuara (PNUD) dhe Komisioni Ekonomik i Europ’es, i Kombeve t’e Bashkuara (UNECE).

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button