Ekonomia

Gjiknuri: Brenda 2017 nis ndërtimi i interkonjeksionit Elbasan- Manastir

Brenda vitit 2017 do të nisë ndërtimi i linjës së interkonjeksionit 400 kv Elbasan- Manastir. Shqipëria dhe Maqedonia tashmë e kanë gati financimin, dhe vetem projekti do të marrë kohën e vet.

Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me ministrin maqedonas të Ekonomisë, Bekim Nezirin në qytetin e Strugës.

“Projekti është duke ecur me të njëjtin ritëm në të dyja anët e kufirit. Besoj se deri në vitin 2017 do të fillojë ndërtimi konkret i kësaj linje për tu vënë në funksion në vitin 2018. Mjetet financiare për realizimin e këtij projekti janë siguruar nga të dyja shtetet ndaj projekti do të marrë vetëm kohën e tij për tu kompletuar. Ky zhvillim e hap përspektivën për ndërlidhjen edhe të rrjetit elektroenergjetik shqiptar por edhe atij maqedonas e bullgar, në të ardhmen me një kabëll nënujor me Italinë dhe Bashkimin Evropian”, u shpreh z.Gjiknuri.

Ministri Neziri vlerësoi se realizimi i këtij projekti të rëndësishëm ndikon në përmirësimin e situatës së furnizimit me energji dhe në më shumë siguri energjetike për dy vendet tona, por edhe më tej për rajonin.

Lidhur me projektin e Radikës, ministri Neziri tha se Maqedonia nuk mund të ndërmarrë asnjë hap pa diskutuar me kolegët shqiptar për projekte të tilla që duan miratimin e të dy vendeve. Mes dy ministrave u diskutua edhe në lidhje me hapësirat e bashkëpunimit të mundshëm edhe në kuadër të projektit të Korridorit Jugor të Gazit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button