🌦️
Tiranë 14°C · Rrebesh i lehtë 31 March 2026
S&P 500 6,406 ▲0.99%
DOW 45,493 ▲0.61%
NASDAQ 21,086 ▲1.4%
NAFTA 103.84 ▲0.93%
ARI 4,636 ▲1.72%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $66,605 ▼ -1.72% ETH $2,046 ▼ -1.19% XRP $1.3147 ▼ -2.44% SOL $80.6800 ▼ -4.35%
S&P 500 6,406 ▲0.99 % DOW 45,493 ▲0.61 % NASDAQ 21,086 ▲1.4 % NAFTA 103.84 ▲0.93 % ARI 4,636 ▲1.72 % S&P 500 6,406 ▲0.99 % DOW 45,493 ▲0.61 % NASDAQ 21,086 ▲1.4 % NAFTA 103.84 ▲0.93 % ARI 4,636 ▲1.72 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Gjiknuri: Brenda vitit 2018 çdo konsumator me kontratë për përdorimin e ujit

Brenda vitit 2018, të gjithë konsumatorët do të pajisjen me kontratë të rregullt dhe matës për ujin. Ministri për Infrastrukturën dhe Energjinë, Damian Gjikuri, solli edhe një herë në vëmendje hapat që do të ndiqen për reformimin e sektorit të ujit të pijshëm në një takim me donatorët.

“Në 3 litra ujë që prodhohet, një litër faturohet. Kjo është një humbje e madhe. Një nivel humbjesh i tillë nuk ofron shërbim të qëndrueshëm dhe cilësor për qytetarët.

Faza e parë, sikurse e kemi thënë, do të jetë 90-ditore dhe përfundon më 1 shkurt 2018. Qytetarët të bëjnë vetëdeklarimin në sistem të lidhjeve të jashtëligjshme. Të lidhin kontrata dhe të vendosin matës. Objektivi kryesor është që brenda vitit 2018 çdo klient të pajiset me matës dhe kontratë. Do kthejmë ligjshmërinë në sektor, duke përfshirë shumë institucione. Ka filluar një fluks formalizimi dhe qytetarët po e marrin seriozisht. Nga të dhënat që kemi nga disa ujësjellës dalim në përfundimin që kemi një rritje të interesit të qytetarëve për formalizim.

Ka nisur puna për strategjinë e sektorit. Orientimi i sektorit drejt performancës. Brenda vitit do nënshkruhen kontrata performance me çdo bashki. Subvencioni do të orientohet drejt bashkive që tregojnë ecuri pozitive dhe përmbushin kriteret.

Shoqëritë që nuk performojnë do merren në menaxhim të përkohshëm. Për sa o përket metodologjisë së investimeve ato do të udhëhiqen nga prioriteti”, tha ministri.

Ai kërkoi mbështetjen e donatorëve që për aspektin tekniko-ligjor dhe konsulencë menaxheriale.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.