Ekonomia

Gjiknuri: Linja e interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë do të përfundojë në pranverë 2016

Ministri i Energjetikës dhe Industrisë, Damian Gjiknuri njoftoi sot se linja e interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë do të përfundojë në pranverë të vitit 2016. Gjatë një inspektimi të bërë në Lezhë, në punimet për ndërtimin e linjës, Gjiknuri theksoi se linja e interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë rrit sigurinë për furnizimin me energji elektrike.

damian-gjiknuriLinja e interkonjeksionit 400Kv Tiranë-Prishtinë, integron Shqipërinë në tregun rajonal energjitik dhe rrit kapacitetet e nevojshme për zhvillimin e mëtejshëm të tregtisë dhe energjisë me Kosovën.
Projekti me vlerë 75 milion euro financohet nga qeveria gjermane përmes bankës KfW përmes kredive të zhvillimit, pasi vlerësohet si një projekt me rëndësi të veçantë për furnizimin e Shqipërisë me energji elektrike në një sektor kyç si energjitika. Linja e interkonjeksionit Shqipëri- Kosovë është me rëndësi strategjike. Shqipërisë, që importon energji elektrike për të plotësuar nevojat, kjo linjë i mundëson qëndrueshmëri importi dhe shfrytëzim optimal të burimeve të saj energjitike plus atyre të Kosovës. Por, vlera e tij shkon përtej Shqipërisë dhe Kosovës, pasi realizimi i këtij projekti i shërben rajonit dhe më gjerë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button