🌤️
Tiranë 26°C · Kryesisht kthjellët 11 August 2026
S&P 500 7,728 ▼0.32%
DOW 53,792 ▼0.34%
NASDAQ 26,445 ▼0.6%
NAFTA 83.42 ▲1.57%
ARI 4,427 ▲0.17%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8551 EUR/CHF 0.9349 EUR/ALL 93.1773 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3497 EUR/TRY 55.1133 EUR/JPY 183.60 EUR/CAD 1.6098 EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8551 EUR/CHF 0.9349 EUR/ALL 93.1773 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3497 EUR/TRY 55.1133 EUR/JPY 183.60 EUR/CAD 1.6098
₿ CRYPTO
BTC $63,700 ▼ -0.63% ETH $1,882 ▲ +0.13% XRP $1.0176 ▼ -0.31% SOL $76.0600 ▼ -0.37%
S&P 500 7,728 ▼0.32 % DOW 53,792 ▼0.34 % NASDAQ 26,445 ▼0.6 % NAFTA 83.42 ▲1.57 % ARI 4,427 ▲0.17 % S&P 500 7,728 ▼0.32 % DOW 53,792 ▼0.34 % NASDAQ 26,445 ▼0.6 % NAFTA 83.42 ▲1.57 % ARI 4,427 ▲0.17 %
EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8551 EUR/CHF 0.9349 EUR/ALL 93.1773 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3497 EUR/TRY 55.1133 EUR/JPY 183.60 EUR/CAD 1.6098 EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8551 EUR/CHF 0.9349 EUR/ALL 93.1773 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3497 EUR/TRY 55.1133 EUR/JPY 183.60 EUR/CAD 1.6098
11 Aug 2026
Breaking
Politika

Gjiknuri: Shoqëria civile, rol kyç në reformën zgjedhore. Transparenca e financimit të partive, sfidë për disa subjekte

Bashkëkryetari i Komisionit të Posaçëm për reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri theksoi se përfshirja e organizatave të shoqërisë civile është një nga kërkesat themelore në rrugën e integrimit europian të Shqipërisë.

Gjatë fjalës së tij në konferencën për rolin e shoqërisë civile në proceset zgjedhore dhe në reformën elektorale, Gjiknuri deklaroi se miratimi i projektligjit për shoqërinë civile në zgjedhje synon të rrisë standardet demokratike dhe transparencën në proceset elektorale.

“Miratimi i projektligjit për shoqërinë civile në zgjedhje është futur si një nga kërkesat themelore për integrimin e Shqipërisë dhe roli i shoqërisë civile këtu është absolut për të sjellë eksperiencat e tyre, nga monitorimet në terren, boshllëqet që kanë konstatuar dhe puna jonë është ndërtuar duke i përfshirë të gjitha organizatat e shoqërisë civile në këtë proces”, u shpreh Gjiknuri.

Ai nënvizoi se reforma zgjedhore mbetet një proces politik, por sipas tij, qasja ka qenë që ndryshimet të realizohen me gjithëpërfshirje dhe me dakordësinë e opozitës.

“Ky është edhe një proces politik, pasi qasja jonë ka qenë që ligji të jetë me gjithëpërfshirje dhe dakordësinë e opozitës”, tha ai.

Një tjetër çështje ku u ndal deputeti socialist ishte transparenca e financimit të partive politike. Sipas Gjiknurit, shumë subjekte politike hasin vështirësi për shkak të mungesës së kapaciteteve njerëzore dhe teknike për të përmbushur standarde më të larta transparence.

“Ka shumë parti që janë të dobëta nga pikëpamja e kapaciteteve njerëzore dhe e gjejnë problematike rritjen e një standardi edhe më të lartë kur flitet për transparencën e burimeve të financimit. Transparenca në financim kërkon sisteme më të avancuara, njerëz që mbajnë financat e partive, raportim të vazhdueshëm dhe burime njerëzore”, deklaroi ai.

Deputeti theksoi gjithashtu se shoqëria civile do të ketë rol aktiv edhe në vijim të reformës zgjedhore dhe opinionet e saj do të merren në konsideratë.

“E njëjta gjë do të jetë edhe për reformën zgjedhore, ku shoqëria civile është e përfshirë dhe ne do t’i marrim në konsideratë opinionet e tyre. Eksperienca e shoqërisë civile është e jashtëzakonshme pasi monitoron proceset zgjedhore”, përfundoi Gjiknuri.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.