☀️
Tiranë 9°C · Kthjellët 25 March 2026
S&P 500 6,556 ▼0.37%
DOW 46,124 ▼0.18%
NASDAQ 21,762 ▼0.84%
NAFTA 89.24 ▼3.37%
ARI 4,553 ▲3.42%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $71,201 ▲ +1.05% ETH $2,172 ▲ +1.38% XRP $1.4214 ▲ +0.55% SOL $92.6800 ▲ +2.62%
S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 89.24 ▼3.37 % ARI 4,553 ▲3.42 % S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 89.24 ▼3.37 % ARI 4,553 ▲3.42 %
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
25 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Gjiknuri: Shqipëria treg i sigurt energjetik

Ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri, u shpreh sot gjatë inaugurimit të HEC-it të Banjës, se Shqipëria shndërrohet në një treg të sigurt energjetik. Gjiknuri tha se realizimi i projektit hasi në vështirësi gjatë vitit 2013-ë dhe 2014-ë për shkak të problemeve me komunitetin, por qeveria ia doli t’i zgjidhë ato.

“Kjo vepër i përket shqiptarëve dhe kontributit të shumë qeverive shqiptare. Po të mos ishin zgjidhur në vitin 2013 dhe 2014 problemet e mbartura me komunitetin, zgjidhja që dhamë me ndërtimin e infrastrukturës dhe zgjidhja që një pjesë u mor përsipër nga qeveria dhe pjesa tjetër nga Stakrafti, nuk do të ishte e mundur. Falë kësaj, ne kemi sot një nga veprat më të rëndësishme energjetike. Shqipëria do të jetë një treg i sigurisë dhe i besueshëm energjetik”, u shpreh Gjiknuri.

Si deputet i Gramshit, Gjiknuri tha se nga kjo vepër do të përfitojë e gjithë zona.

“E kthen Gramshin nga një xhep që ka qenë, në një nga zonat më të frekuentuara në Shqipëri”, tha ai.

Hidrocentrali i Banjës pritet që të rrisë me të paktën 5 për qind prodhimin vendas të energjisë nga hidrocentralet.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.