Ekonomia
Gjiknuri: Shtyhet afati deri në 31 mars për kreditorët e OSHEE-së
Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri deklaroi të premten gjate nje konference per shtyp se afati i shlyerjes së kamatvonesave është deri ne 31 mars.
Duke e konsideruar vjedhjen e energjisë si një nga fenomenet më kërcënuese për stabilitetin e vendit, Gjiknuri tha se operacioni i ndërmarrë nga qeveria ka patur rezultate pozitive.
“Të gjithë qytetarët që rezultojnë debitorë nda OSHEE-së do të kenë mundësinë që deri me 31 mars të paraqiten në zyrat e kompanisë për të lidhur aktmarrëveshjen me kushte lehtësuese.
Janë 283 mijë abonentë tqë kanë firmosur aktmarrëvesje dhe më shumë se gjysma e tyre ka prëfituar uljen me 80 % të kamtvonesës”, deklaroi ai.