☀️
Tiranë 8°C · Kthjellët 24 March 2026
S&P 500 6,556 ▼0.37%
DOW 46,124 ▼0.18%
NASDAQ 21,762 ▼0.84%
NAFTA 88.39 ▼4.29%
ARI 4,475 ▲1.66%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
₿ CRYPTO
BTC $70,301 ▼ -0.88% ETH $2,147 ▼ -0.62% XRP $1.4119 ▼ -1.84% SOL $90.3000 ▼ -1.59%
S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 88.39 ▼4.29 % ARI 4,475 ▲1.66 % S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 88.39 ▼4.29 % ARI 4,475 ▲1.66 %
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
24 Mar 2026
Breaking
Kronika

Gjini Gjoni: Rama më ka vënë pas policinë sikur të isha kriminel

gjin-gjoni1-320x266Gjin Gjoni, anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe gjyqtar i Gjykatës së Apelit, i akuzuar për fshehje të pasurisë nga ILDKP-ja, ka reaguar sot në mesditë ndaj deklaratës së kryeministrit Edi Rama gjatë paraqitjes së bilancit 300 ditor të punës së qeverisë.

Emri i Gjonit u lakua për disa minuta gjatë fjalimit të kryeministrit, por anëtari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, i ka cilësuar sulmet ndaj tij si tërësisht politike.

“Synimi i sulmeve ndaj meje është vetëm politik, – ka theksuar Gjoni në deklaratën për shtyp para medieve. – Vendimi i KLD-së, për mua plotësisht i drejtë. Kryeministri ka humbur sensin dhe realitetit. Po më bëhet presion dhe po më bëhet shantazh nga kryeministri. Ky është një sulm i paprecedent ndaj meje dhe institucionit ku punoj”.

Më pas Gjoni ka thënë se me urdhër të kryeministrit po përndiqet dhe po i bllokohen bizneset e familjes së tij: “ILDKP dhe ministri nuk paraqiti asnjë provë ndaj meje. Burime nga ILDKP thonë se sulmi ndaj meje është me urdhër të kryeministrit. Kryeministri thotë se s’ka asgjë personale me mua, po si shpjegohet që bizneseve të familjes sime po u bëhet presion nga policia tatimore, me kontrolle të vazhdueshme dhe me presione psikologjike? Meqë zoti kryeministër pretendon se nuk ka asgjë personale me mua, atëherë si shpjegohet që pa asnjë vendim gjyqësor më vë nga mbrapa një duzinë njerëzish të njësisë operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, për të më mbajtur në vëzhgim, duke më vënë sinjalizues në makina apo mjete të tjera dhe në ambiente të tjera familjare sikur të isha kriminel.”

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.