☁️
Tiranë 10°C · Vranët 16 March 2026
S&P 500 6,699 ▲1.01%
DOW 46,946 ▲0.83%
NASDAQ 22,374 ▲1.22%
NAFTA 93.96 ▼4.81%
ARI 5,015 ▼0.91%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681 EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681
₿ CRYPTO
BTC $74,200 ▲ +3.48% ETH $2,345 ▲ +10.13% XRP $1.5271 ▲ +7.68% SOL $95.7000 ▲ +7.83%
S&P 500 6,699 ▲1.01 % DOW 46,946 ▲0.83 % NASDAQ 22,374 ▲1.22 % NAFTA 93.96 ▼4.81 % ARI 5,015 ▼0.91 % S&P 500 6,699 ▲1.01 % DOW 46,946 ▲0.83 % NASDAQ 22,374 ▲1.22 % NAFTA 93.96 ▼4.81 % ARI 5,015 ▼0.91 %
EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681 EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681
16 Mar 2026
Breaking
Kronika

Gjirokastër, kleri ortodoks proteston: Bashkia po bllokon kishën, “kalçeto”mbi varrezat e vjetra

Klerikët ortodoksë në qytetin e Gjirokastrës protestojnë kundër punimeve që po zhvillohen nga pushteti vendor në zonën e Kishës së Kryeëngjëjve në këtë qytet.

kalcetoAta pretendojnë se bashkia e këtij qyteti jo vetëm që nuk ka marrë leje për ndërhyrjet rehabilituese që po kryen për krijimin e disa ambienteve sportive në Gjimnazin “Siri Shapllo”, por kërkon të bllokojë dhe hyrjen e besimtarëve për në objektin e kultit.

Në një peticion drejtuar kryeministrit Edi Rama dhe këshillit të bashkisë së Gjirokastrës kërkojnë që të anullohen punimet e kryera dhe zgjidhje të përhershme në respekt të historisë dhe pronës së rikonfirmuar të Kishës.

Prej disa muajsh ka nisur rikonstruksioni i shkollës së mesme “Siri Shapllo”, që sipas klerikut At Dhionisi, vetë shkolla, është ndërtuar në territorin e kishës e cila disponon një sipërfaqe prej 1.2 hektarë tokë. Ai thekson gjithashtu se në këtë sipërfaqe po ngrihet një “kalçeto”, aty ku kanë qenë varrezat e vjetra të besimtarëve ortodoksë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.