☁️
Tiranë 17°C · Vranët 08 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
₿ CRYPTO
BTC $75,978 ▼ -0.04% ETH $2,240 ▼ -0.21% XRP $1.1638 ▼ -0.13% SOL $89.5400 ▼ -0.48%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
08 Nën 2026
Breaking
Kronika

GJKKO cakton 5 qershorin për seancën e parë të dosjes Meta-Kryemadhi

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka caktuar datën 5 qershor për të zhvilluar seancën e parë për çështjen e dosjes CEZ-DIA, ku po gjykohen ish-presidenti Ilir Meta dhe ish-bashkëshortja e tij Monika Kryemadhit.

Vendimi u mor nga treshja e re e gjyqtarëve që u zgjodh me short pak ditë më parë: Erjon Bani (relator), Rudina Palloj dhe Marinela Osmani.

Gazetarja e Klan News Glidona Daci raporton se seanca e parë do të nisë në orën 11:00.


Meta dhe Kryemadhi akuzohen nga SPAK-u se janë përfshirë në korrupsion, pastrim parash e fshehje të pasurisë.

Sjellim ndërmend se më herët këtë muaj, më 11 maj, pas një seance e cila zgjati afroi 6 orë, Gjykata e Posaçme ndau në dy pjesë procesin, duke pranuar kërkesat për gjykim të shkurtuar, bërë nga Pirro Xhixho, Ema Çoku e Fatime Kryemadhi.

Ndërsa kësa të tre do të gjykohen më vete me procedurë të përshpejtuar, për Metën e Kryemadhin gjykimi do vijojë me procedurë të zakonshme. Për mediat, avokati i Metës, Kujtim Cakrani, tha se do të sjellin në gjykim mbi 100 dëshmitarë.

Kryemadhi u shpreh para mediave: “Gjyqi mes meje, Ilir Metës dhe drejtësisë së re është një gjyq politik dhe ne që kemi qenë edhe shkaktarët e Reformës në Drejtësi, do paguajmë ato faturat tona, që do i paguajmë dhe po i paguajmë. Por s’kemi pse marrim me vete edhe njerëz të pafajshëm. Ndarja e çështjes është diçka pozitive”.

Ndërsa Sekretari i Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ngriti sërish shqetësimin e trajtimit të Metës në qeli.

Lajmi në përditësim…

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.