☀️
Tiranë 29°C · Kthjellët 03 September 2026
S&P 500 7,667 ▲0.46%
DOW 53,062 ▲0.56%
NASDAQ 26,218 ▲0.45%
NAFTA 90.27 ▼0.81%
ARI 4,471 ▲1.28%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1583 EUR/GBP 0.8589 EUR/CHF 0.9422 EUR/ALL 92.1727 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3364 EUR/TRY 55.9994 EUR/JPY 184.34 EUR/CAD 1.6067 EUR/USD 1.1583 EUR/GBP 0.8589 EUR/CHF 0.9422 EUR/ALL 92.1727 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3364 EUR/TRY 55.9994 EUR/JPY 184.34 EUR/CAD 1.6067
₿ CRYPTO
BTC $77,896 ▲ +0.38% ETH $2,406 ▼ -0.67% XRP $1.3683 ▲ +1.51% SOL $100.7200 ▲ +0.64%
S&P 500 7,667 ▲0.46 % DOW 53,062 ▲0.56 % NASDAQ 26,218 ▲0.45 % NAFTA 90.27 ▼0.81 % ARI 4,471 ▲1.28 % S&P 500 7,667 ▲0.46 % DOW 53,062 ▲0.56 % NASDAQ 26,218 ▲0.45 % NAFTA 90.27 ▼0.81 % ARI 4,471 ▲1.28 %
EUR/USD 1.1583 EUR/GBP 0.8589 EUR/CHF 0.9422 EUR/ALL 92.1727 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3364 EUR/TRY 55.9994 EUR/JPY 184.34 EUR/CAD 1.6067 EUR/USD 1.1583 EUR/GBP 0.8589 EUR/CHF 0.9422 EUR/ALL 92.1727 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3364 EUR/TRY 55.9994 EUR/JPY 184.34 EUR/CAD 1.6067
03 Sep 2026
Breaking
Kronika

GJKKO e shpalli fajtor me kërkesë të SPAK, Gjykata e Lartë prish vendimin për Ardian Hajdarin

Gjykata e Lartë e Shqipërisë, organi më i lartë i drejtësisë në vendin tonë, ka vendosur të prishë vendimin e fajësisë për ish-anëtarin e Kolegjit të Posaçëm Apelimit, Ardian Hajdari, i dënuar më herët për fshehje pasurie.

Fillimisht ai u dënua me një vit burgim, por Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë më pas ia konvertoi dënimin me burg në dy vite shërbim prove. Ardian Hajdari apeloi dhe Apeli i GJKKO e dënoi me 6 muaj burg, konvertuar në 1 vit shërbim prove.

Dy vite nga vendimi i fundit, Gjykata e Lartë ka pranuar rekursin e ish-anëtarit të vettingut dhe ka vendosur të prishë vendimin e shpalljes së tij fajtor dhe rrjedhimisht dënimit.

Shpallja e sotme do të thotë se vendimet e fajësisë së tij janë rrëzuar dhe Ardian Hajdari është shpallur i pafajshëm, sepse çështja është pushuar. Vendimi mban firmën e gjyqtarit të lartë Gent Shala.

Ardian Hajdari është kallëzuar penalisht në qershor 2020 nga ish-magjistratët Antoneta Sevdari, Elsion Sadiku dhe Ervin Metalla. Të tre këta ish-magjistratë janë shkarkuar nga vettingu. Sipas kallëzuesve, anëtari i KPA-së ka falsifikuar dokumentet me qëllim që të zgjidhej në Komisionet e Rivlerësimit.

Në kërkesën e SPAK për dërgimin për gjykim të çështjes ndaj Hajdarit, u konstatua  se në kohën kur ai ka kryer deklarimin pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave në vitin 2017, ka lënë bosh rubrikën lidhur me të ardhurat e krijuara më parë nga avokatia.

Sipas Prokurorisë, mosdeklarimi i të ardhurave nga aktiviteti i avokatisë nuk është harresë, por është një fshehje e mirëfilltë e kryer për disa vite me radhë. Nga verifikimet e kryera, Hajdari ka përfaqësuar në cilësinë e avokatit dhjetëra çështje për disa vite, por nuk i ka deklaruar në tatime të ardhurat e fituara.

SPAK provoi se prej shumë vitesh, Hajdari depozitonte pranë organeve tatimore deklarata tatimore me vlera zero ose ndonjë deklaratë me vlerë të papërfillshme. Po ashtu, nga hetimi ka rezultuar se ai ka mbajtur të njëjtin qëndrim edhe pas kontrollit tatimor të kryer për shkak të kërkesës për çregjistrim, duke pasqyruar një aktivitet me të ardhura thuajse ‘zero’.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.