🌤️
Tiranë 33°C · Kryesisht kthjellët 10 August 2026
S&P 500 7,756 ▼0.02%
DOW 53,996 ▼0.08%
NASDAQ 26,603 ▼0.33%
NAFTA 81.21 ▲3.88%
ARI 4,410 ▲0.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.1889 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3282 EUR/TRY 55.1252 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6125 EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.1889 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3282 EUR/TRY 55.1252 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6125
₿ CRYPTO
BTC $64,290 ▼ -1.45% ETH $1,878 ▼ -2.53% XRP $1.0215 ▼ -2.11% SOL $75.9200 ▼ -1.7%
S&P 500 7,756 ▼0.02 % DOW 53,996 ▼0.08 % NASDAQ 26,603 ▼0.33 % NAFTA 81.21 ▲3.88 % ARI 4,410 ▲0.24 % S&P 500 7,756 ▼0.02 % DOW 53,996 ▼0.08 % NASDAQ 26,603 ▼0.33 % NAFTA 81.21 ▲3.88 % ARI 4,410 ▲0.24 %
EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.1889 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3282 EUR/TRY 55.1252 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6125 EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.1889 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3282 EUR/TRY 55.1252 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6125
10 Aug 2026
Breaking
Kosova

ASK: Mbi 405 mijë fëmijë pranuan shtesa financiare në prill të këtij viti

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Mirëqenies Sociale për muajin prill 2026, duke paraqitur numrin e përfituesve dhe vlerën e mjeteve të shpenzuara sipas kategorive të skemave sociale.

Sipas ASK-së, numri më i madh i përfituesve gjatë prillit 2026 është regjistruar te skema e shtesave për fëmijë, me 405,722 përfitues, ndërsa pagesat për këtë skemë kanë arritur në 14,707,200 euro.

Në total, vetëm për kategoritë e përfshira në publikim, shuma e mjeteve të shpenzuara arrin në 77,328,964.83 euro.

Skema me pagesën më të lartë vazhdojnë të jenë pensionet e moshës. Pensionet bazike të moshës kanë pasur 164,187 përfitues, me pagesa në vlerë 25,994,170 euro. Ndërkaq, pensionet kontributpaguese të moshës kanë pasur 48,076 përfitues, me pagesa 11,746,435.20 euro.

ASK raporton edhe për kategoritë e tjera, përfshirë pensionet parciale kontributpaguese, pensionet e personave me aftësi të kufizuara, skemat e dala nga lufta, veteranët, skemën e ndihmës sociale dhe programe të tjera të veçanta.

Pensionet bazike të moshës: 164,187 përfitues – 25,994,170.00 €Pensionet kontributpaguese të moshës: 48,076 – 11,746,435.20 €Pensionet parciale kontributpaguese të moshës: 10,836 – 2,340,301.56 €Pensionet e personave me aftësi të kufizuara: 21,535 – 3,494,300.00 €Pensionet e Trepçës: 813 – 124,286.40 €Pensionet e Forcave të Sigurisë së Kosovës: 964 – 480,431.00 €Pensionet e Trupave Mbrojtëse të Kosovës: 1,382 – 293,088.00 €Skema e të verbërve: 1,914 – 522,150.00 €Pensionet familjare: 2,409 – 366,270.00 €Pensionet e invalidëve të punës: 24 – 3,600.00 €Pensionet paraplegjike dhe tetraplegjike: 3,505 – 1,338,675.00 €Skema e kompensimit për punëtorët e arsimit (90/91–98/99): 15,262 – 1,338,146.00 €Pensionet e familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës: 12,432 – 3,773,262.23 €Veteranët: 39,034 – 7,862,667.44 €Skema e ndihmës sociale: 15,414 – 2,296,732.00 €Përkrahje financiare për familjet me fëmijë me aftësi të kufizuara: 4,314 – 647,250.00 €Skema e shtesave për fëmijë: 405,722 – 14,707,200.00 €

ASK thekson se, sipas strukturës së përfituesve në prill 2026, skemat e mirëqenies sociale “kryesisht kanë në fokus mbështetjen e të moshuarve, kategoritë e dala nga lufta dhe familjet në nevojë”, ndërsa pjesa tjetër e skemave mbulon kategori specifike si pensionet familjare, pensionet paraplegjike e tetraplegjike, pensionet e FSK-së, pensionet e Trepçës dhe programet për shtesat për fëmijë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.