☀️
Tiranë 29°C · Kthjellët 03 September 2026
S&P 500 7,667 ▲0.46%
DOW 53,062 ▲0.56%
NASDAQ 26,218 ▲0.45%
NAFTA 90.27 ▼0.81%
ARI 4,471 ▲1.28%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1583 EUR/GBP 0.8589 EUR/CHF 0.9422 EUR/ALL 92.1727 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3364 EUR/TRY 55.9994 EUR/JPY 184.34 EUR/CAD 1.6067 EUR/USD 1.1583 EUR/GBP 0.8589 EUR/CHF 0.9422 EUR/ALL 92.1727 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3364 EUR/TRY 55.9994 EUR/JPY 184.34 EUR/CAD 1.6067
₿ CRYPTO
BTC $77,896 ▲ +0.38% ETH $2,406 ▼ -0.67% XRP $1.3683 ▲ +1.51% SOL $100.7200 ▲ +0.64%
S&P 500 7,667 ▲0.46 % DOW 53,062 ▲0.56 % NASDAQ 26,218 ▲0.45 % NAFTA 90.27 ▼0.81 % ARI 4,471 ▲1.28 % S&P 500 7,667 ▲0.46 % DOW 53,062 ▲0.56 % NASDAQ 26,218 ▲0.45 % NAFTA 90.27 ▼0.81 % ARI 4,471 ▲1.28 %
EUR/USD 1.1583 EUR/GBP 0.8589 EUR/CHF 0.9422 EUR/ALL 92.1727 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3364 EUR/TRY 55.9994 EUR/JPY 184.34 EUR/CAD 1.6067 EUR/USD 1.1583 EUR/GBP 0.8589 EUR/CHF 0.9422 EUR/ALL 92.1727 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3364 EUR/TRY 55.9994 EUR/JPY 184.34 EUR/CAD 1.6067
03 Sep 2026
Breaking
Kronika

Hiqej si punonjëse tatimesh, merr 14 mijë euro për shtëpi të bllokuar në bankë!

Rasti i publikuar sot, më 21 maj në emisionin “Stop” lidhet me qytetaren Erjona Hoxha, e cila prezantohet si ish punonjëse tatimesh dhe akuzohet se ka mashtruar një qytetar duke i premtuar, se do t’i siguronte një banesë me çmim të ulët, gjoja të bllokuar nga bankat.

Një taksist, që operon në linjën Shqipëri–Turqi, ra në kontakt me të dhe, i bindur nga premtimet, i dha fillimisht 10 mijë euro kapar, për blerjen e një shtëpie pranë zonës së Stacionit të Trenit, që sipas saj do të realizohej brenda 10 ditësh. Por afati kaloi pa asnjë rezultat.

Më pas, Hoxha i kërkoi shuma të tjera parash, duke u justifikuar me nevoja personale si ilaçe, apo ndihmë për familjarët.

 “Unë besova prapë, se më mori në telefon dhe më tha duhet paguar 3200 paund për këtë Erjonën, se më tha që i duhen ilaçe që i vijnë nga Anglia dhe nuk ka kush t’i paguajë. Më tha ‘aman të lutem të m’i sjellësh në Turqi’. Hyra borxh, vajta i çova dhe ilaçet… Kisha dy-tre muaj që e njihja por i besova.”

Në total, qytetari pretendon, se i ka dhënë asaj rreth 14 mijë euro. Pavarësisht premtimeve të vazhdueshme, shtëpia nuk u sigurua kurrë dhe vetëm një pjesë e parave është kthyer.

Sipas komunikimeve të siguruara, rezulton, se ende mbeten pa u kthyer 7 mijë e 500 euro.

“Më thotë do t’i jap sot, do t’i jap nesër. Të jemi realistë kjo nga një milionë lekë m’i ka dhënë dhe më ka ngelur 7 mijë e 500 euro.”

Pas ndërhyrjes së emisionit “Stop”, Erjona Hoxha ka premtuar, se do ta shlyejë të gjithë shumën e mbetur, duke e bërë këtë pas presionit nga gazetarja e emisionit “Stop”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.