☁️
Tiranë 20°C · Vranët 10 Tetor 2026
S&P 500 7,812 ▲0.59%
DOW 51,655 ▲0.83%
NASDAQ 27,366 ▲0.64%
NAFTA 91.85 ▲0.39%
ARI 4,216 ▲1.43%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $83,058 ▲ +0.52% ETH $2,508 ▲ +0.86% XRP $1.4053 ▲ +1.44% SOL $110.0700 ▲ +0.37%
S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.85 ▲0.39 % ARI 4,216 ▲1.43 % S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.85 ▲0.39 % ARI 4,216 ▲1.43 %
EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967
10 Tet 2026
Breaking
Politika

“S’ka më seanca pas orës 22:00”. PS-PD bashkojnë votat, miratohet Rregullorja e re e Kuvendit

Janë miratuar me 100 vota pro ndryshimet në rregulloren e Kuvendit, ndërsa kundër ka votuar deputeti Redi Muçi, nga Lëvizja Bashkë, votë që edhe e ka deklaruar pak para nisjes së votimit.

Ndërkohë 35 deputetë të pranishëm nuk kanë votuar.

Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kanë arritur konsensus për ndryshimin e Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë në kuadër të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Partia Socialiste ka hequr dorë nga propozimi i saj i mëparshëm që çdo projektligj i kërkuar nga BE të shqyrtohej brenda një jave me procedurë të përshpejtuar.

Gjithashtu, socialistët janë tërhequr nga përgjysmimi i kohës së diskutimit në seancë plenare për deputetët si dhe nga propozimi që institucionet kushtetuese të mos raportonin në seancë plenare, duke pranuar kështu qëndrimin e PD-së. Socialistët janë tërhequr gjithashtu nga propozimi që institucionet të raportojnë vetëm te komisioni Xhafaj, duke rënë dakord që ky raportim të zhvillohet në komisionet përkatëse parlamentare.

Gjithashtu, palët kanë rënë dakord për forcimin e kontrollit parlamentar përmes ndërhyrjes së Kryetarit të Kuvendit në rastet kur institucionet nuk u përgjigjen kërkesave të deputetëve për informacion si dhe kryetarët e komisioneve, kur kërkohet nga pakica parlamentare, të jenë të detyruar të thërrasin mbledhje komisioni ose seanca dëgjimore me titullarë institucionesh brenda dy ditëve nga paraqitja e kërkesës.

Një tjetër propozim ku palët kanë rënë dakord është që seancat plenare maratonë të mos zgjasin përtej orës 22:00 siç ka ndodhur deri më tani, por të ndërpriten dhe të rifillojnë ditën pasardhëse. Një tjetër pikë ku palët kanë rënë dakord është edhe masa ndaj deputetëve që ndëshkohen për shkelje të rregullores, duke bërë që kjo masë të pezullohet nëse ankimohet në Byronë e Kuvendit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.