☀️
Tiranë 33°C · Kthjellët 06 September 2026
S&P 500 7,719 ▼0.38%
DOW 53,414 ▼0.51%
NASDAQ 26,507 ▼0.29%
NAFTA 91.48 ▲0.2%
ARI 4,477 ▼1.39%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1614 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9407 EUR/ALL 92.1646 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3405 EUR/TRY 56.2465 EUR/JPY 181.43 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1614 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9407 EUR/ALL 92.1646 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3405 EUR/TRY 56.2465 EUR/JPY 181.43 EUR/CAD 1.6061
₿ CRYPTO
BTC $79,855 ▲ +0.26% ETH $2,497 ▲ +1.51% XRP $1.4194 ▲ +0.97% SOL $106.4900 ▲ +3.84%
S&P 500 7,719 ▼0.38 % DOW 53,414 ▼0.51 % NASDAQ 26,507 ▼0.29 % NAFTA 91.48 ▲0.2 % ARI 4,477 ▼1.39 % S&P 500 7,719 ▼0.38 % DOW 53,414 ▼0.51 % NASDAQ 26,507 ▼0.29 % NAFTA 91.48 ▲0.2 % ARI 4,477 ▼1.39 %
EUR/USD 1.1614 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9407 EUR/ALL 92.1646 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3405 EUR/TRY 56.2465 EUR/JPY 181.43 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1614 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9407 EUR/ALL 92.1646 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3405 EUR/TRY 56.2465 EUR/JPY 181.43 EUR/CAD 1.6061
06 Sep 2026
Breaking
Opinion

GJKKO nuk mund të jetë zgjatim i 313-ës!

Nga Ylli Manjani

Ndalimi i avokatit Dorian Matlia të hyjë në sallën e gjyqit nga Garda e Republikës është një provë flagrante se si një drejtues, i komanduar madje, GJKKO-së mund të cënojë procesin e rregullt gjyqësor. Ai ka nxjerrë një rregullore sigurie që ngjan më shumë me logjikën e shtetit policor sesa me standardet e një gjykate në një demokraci kushtetuese.

Sa herë pushteti fillon ta justifikojë paudhësitë e veta përdor me argumentin siguri. Sa herë përdoret kjo fjalë duhet të ndizet alarmi demokratik.

Pyetja e vërtetë është çfarë do të fshehë më shumë se sa çfsheh deri më sot GJKKO?! Se kjo rregullore ngjan më tepër si kolla që kërkon të fshehë pordhët. Asnjë lidhje nuk ka me sigurinë.

Historia ka treguar se, në emër të sigurisë, demokracia është goditur gjithmonë më fort se çdo rrezik që pretendohej të shmangej. Dhe kur vetë gjykatat vendosin ta sakrifikojnë procesin e rregullt për “sigurinë” e godinës së tyre, atëherë goditet vetë arsyeja pse ekzistojnë.

Këtë herë, në emër të sigurisë së një pjese të godinës së GJKKO-së, është goditur një nga themelet e procesit të drejtë: e drejta e qytetarit për t’u mbrojtur nga avokati që ka zgjedhur vetë. Bashkë me të bien edhe kontradiktoriteti, barazia e armëve dhe garancia për një gjykim të drejtë e të paanshëm.

Dhe e gjitha kjo për shkak të një rregulloreje kokëfortë, e cila duket se e trajton avokatin dhe celularin e tij/saj si një rrezik potencial për sigurinë e gjykatës.

Hë, Enver Hoxha, ku je?
Erdhi prapë dita jote.

Madje jo në ndonjë burg, por në mes të një gjykate që Perëndimi demokratik e paraqet si model të reformës në drejtësi.
Hë, ua lumsha!
Siguri ore ejjjj!

Po kush ua cënoi sigurinë?!

Kur kjo gjykatë ruhej nga Policia e Burgjeve, nuk pati asnjë incident sigurie. Nuk mbahet mend ndonjë avokat të ketë shkaktuar rrëmujë, të ketë cenuar rendin apo të ketë rrezikuar gjykatën me celularin në xhep.

Pra praktika nuk paska vlerë. Mjafton dëshira për të treguar pushtet administrativ.

Por ligjet e këtij vendi nuk i ka shkruar administrata e GJKKO-së. Ligji i ka dhënë gjyqtarit autoritetin absolut për të drejtuar seancën dhe për të vendosur rregullat e sjelljes në sallën e gjyqit. Nuk ia ka deleguar këtë kompetencë Gardës së Republikës dhe as një rregulloreje të brendshme.

Këtu lind edhe një pyetje tjetër me këtë rast: çfarë bën Garda e Republikës brenda një gjykate? Garda është institucion për mbrojtjen e personaliteteve dhe objekteve të përcaktuara me ligj, jo organ që vendos kush hyn e kush nuk hyn në një proces gjyqësor.

Përgjigjen për këtë e di vetëm një qeveri. Ose ndoshta e di më mirë komisioni Xhafa.

Jetojmë në epokën e teknologjisë ore ejjjjjj, jo në kohën e mbylljeve mesjetare. Kur hyn në gjykatë, hyn në një sallë publike gjykimi, jo në një regjim paraburgimi ku të detyrojnë të heqësh edhe lidhëset e këpucëve. Gjykata nuk është qeli. Avokati nuk është i paraburgosur.

Ejjjj!
Ouuuuu!
Jeni në këtë realitet apo jo?!

Kjo është e papranueshme!
Të paktën për aq kohë sa ky shtet pretendon se njeh profesionin e avokatit, median e lirë dhe procesin publik të gjykimit.

Nëse të gjitha këto mund të anashkalohen me një rregullore administrative, atëherë ç’kuptim ka rendi kushtetues i normave? Ç’na duhen Kushtetuta, ligjet dhe gjykatat, nëse një akt administrativ mund t’i nxjerrë jashtë funksioni?

Atëherë le ta pranojmë hapur: ta shpallim GJKKO-në zgjatim funksional të 313-ës dhe të biem rehat të gjithë. Të paktën nuk do të shtiremi më sikur po zhvillojmë gjyqe të hapura në një shtet demokratik.

Sepse me këto falsitete nuk vazhdohet më.

Do jem pjesë e çdo greve që duhet të shpallë Dhoma e Avokatisë!

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.