GJKKO pushon akuzat për 6 zyrtarë të ARRSH
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pushoi akuzat në ngarkim të gjashtë zyrtarëve të Autoritetit Rrugor të Rrugëve, të akuzuar për “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publikë”.
GJKKO me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Erjon Bani, Flojera Davidhi dhe Elsa Ulliri, vendosi pushimin e akuzave për të pandehurit Arbër Troka, Miranda Shkurti, Nikollaq Mihali, Almir Hoxha, Admir Pahumi dhe Erjon Zemanaj.
Sipas GJKKO-së pushimi u bë për shkak të parashkrimit të ndjekjes penale.
Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.
Prokuroria e Posaçme i akuzoi të pandehurit për shkelje në një tender me vlerë 2.2 miliardë lekë në Autoritetin Rrugor Shqiptar.
Nga hetimet e SPAK u konstatua se të pandehurit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë ndërmarrë veprime që kanë cenuar rregullsinë e procedurës së tenderimit dhe kanë dëmtuar interesat ligjore të shtetit shqiptar.




Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.