Politika

Gjoba ndaj PD-së, Topollaj: Veliaj ka konsumuar dy vepra penale

Anëtari i PD-së në Këshillin Bashkiak, Fabian Topollaj, në një deklaratë për mediat, ka akuzuar kryebashkiakun Erion Veliaj, se ka kryer dy vepra penale, falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre. Sipas tij, akti i Veliajt është komik dhe se mbarë opinioni publik është tallur me të. Në emër të PD-së, Topollaj i ka kërkuar prokurorisë të hetojë me shpejtësi rastin.

Deklarata e plotë

Drejtori i Edi Ramës në Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, ka konsumuar dy vepra të rënda penale në një ditë: Falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre.

Kurajo dhe integriteti i inspektorit Besmir Karaj, zbuloi shkeljet e rënda të Veliajt, në përpjekjen e tij të dëshpëruar për të fituar simpatinë e shefit të tij, duke i vendosur gjobë popullit protestues.

Deri dje, akti i Veliajt ishte komik dhe qesharak, dhe mbarë opinioni publik janë tallur me të.

Por nga dje, rezulton se kemi të bëjmë me shkelje serioze të ligjit, dhe me dy vepra të rënda penale, falsifikim dokumentash dhe shpërdorim detyre.

Tashmë në prokurorinë e Tiranës ka një kallëzim penal të kryer nga inspektori Karaj. Ne i kërkojmë prokurorisë të hetojë me shpejtësi dhe të nxjerrë përgjegjësitë e Veliajt para ligjit.

Çdo qytetar i vendit do të ishte pas hekurave tani me këto dy vepra penale, të provuara tashmë publikisht.

Prokuroria ka rastin të tregojë se ligji funksionon për të gjithë, dhe se Erion Veliaj, nuk ka imunitet kur falsifikon dokumente e shpërdoron detyrën.

Abuzimi i drejtorit të Ramës në bashki, është një prej padrejtësive që shkakton kjo mazhorancë që e sollën popullin në Protestën madhështore të 8 dhjetorit.

Protestë që do të rritet e nuk do të ndalet derisa klika e korruptuar që nëpërkëmb ligjin si ti dojë qejfi, të largohet, e vendit ti hapet një rrugë e re.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button